LULZIM HAJDARI – SHTIQËN - KUKËS
Lulzim Hajdari i lindur në Shtiqën- Kukës- Albania ku shkollën fillore dhe të mesme e mbaroj në fshatin e lidjes, më pas ndoqi studimet për drejtësi! Marrë disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, i përkthyer në disa gjuhë dhe botuar në revista dhe media të ndryshme ndërkombëtare.
Botimet: 1 - “Vajza që trazoi jetën time” – Novel, 2 - “Sytë mashtrues” – Novel, 3 - “Dëshmia e hënës” – Novel, 4 - “Rikthim në jetë” – Roman, 5 - “Lisjani” – Roman, 6 - “Në letrën e fundit” – Poezi, 7 - “Rikthimi” - Roman Për fëmij, 1 - “Djali me yll dhe vajza me hënë” – Përralla, 2 - “Zogu që sfidoi merimangën gjigande” - Përralla Luzim Hajdari - Kukës Albani
VASHẼS NJOMẼZAKE!
Hẽnẽ moj e kẽsaj mbrẽmjeje
Rrumbullak je pesẽmbẽdhjetẽ,
Thuaji vashẽs njomēzake
Tẽ pres tek vendi si pẽrherẽ.
Poshtë ftoit tek livadhi
Ku u takuam përherë të parë,
U kryqëzuan sytë tanë
E unë s’ti hiqja si i marrë.
Stolin tonë me degëza thane
E qëndisëm ne të dy,
Aty rrinim e mendonim
Për të ëmblën dashuri.
Pyetnim shpesh ne njëri tjetrin
Kush a duhet sikur ne?
Dhe e shprehnim përmes vargjeve
Jo si ne s’ka mbi këtë dhe.
Dashuria tė bën të çmendur
Dhe pa pirë të bën të dehur,
Si dallëndyshja përmbi re
Si zambakë çelur n’pranverë.
ERA PĒRMEND EMRIN TËND!
E di, e ndiej që dhe ti s’ke gjumë
Pret ndonjë mesazh ose varg nga unë,
Të dy dëgjojmë pikat e shiut që bien mbi xham
E erën e furishme që m’duket sikur përmend emrin tẽnd.
Më mbushi me nostalgji kjo natë pa hënë
Disa herë mos më zë gjumi kam ndërruar anë,
Më vlonë gjaku ndër deje, jashtë donë me dalë
Mendimet çfarë bën, në më mendon, të qetë s’më lënë.
Nësër ndoshta mengjesi do jetë i kthjellët
E dielli do rrezatoj në çdo s’kaj,
Po mua e ty si do na shkoj halli
Në mes kemi një mal të tërë.
SI RRËKET E LUMIT!
Kjo mbrẽmje sonte se si mu duk
E ftohtë, pa njerëz shëtitores, pa ty,
Shkova nẽ kafenen tonë të preferuar
Rrahjet e zemrës për habi u shtuan.
E din’ dhe zemra dhe mendja
Se ti ike larg, larg syrit tim,
Tẽ isha me ty edhe sot ma ka ëndja
Pija ime shkoj poshtẽ gjithẽ gjëmim.
Si rrëket e lumit n’mes rrebeshit e stuhisë
Mendimet kalojnẽ furishẽm n’shtratin e kujtimeve,
Ylberi, që shpesh dilte pas furisë
Se shikoj sonte, në asnjërën prej kodrinave!…
SYRI U VERBU KËTË NATË
Syri u verbu këtë natë
Shpirti rrëshqiti përronjëve të jetës së pa anë,
Buza e fundosur n’shtratin e lumit,
Prapë ngeli e tharë, e çarë, gjithë mallë
Ylberit i humbën ngjyrat , ia fshijnë djajtë
Dhe dashuria jonë u fanit pa shkakë, pa faj!…
YJET MẼ ZBRESIN M’BI SY!
Kur nisem për tek ty
Rrugicës tonë të fshehtë,
Yjet m’zbresin mbi sy
E m’shoqërojnë me dritën e tyre të zbehtë.
Sytë e mi bashkë me yjet
Diellin e natës plotësojnë,
Që zjarrmit shpirtat e etur
E zemrat e kallura flakërojnë.
Çdo takim na duket gjithmonẽ si i parë
Me shikim shprehim çdo gjë,
Veç me puthje është mbushur ditari
E me dy zemra të shkrira në një!…
EDHE BOTA VETË E NDALI HAPIN!
Dritëzat si yllza, ndizeshin një nga një
E rrezet shumėngjyrëshe pėrplaseshin mbi ne,
Vallėzonim pa ndalur, pa u lodhur
Kërcenim pranë njëri - tjetrit, të lehtë si mbi re.
Nga tingujt e kitarës qė ëmbëlt binin
U shkri koha dhe mendja me çastin,
Rrahjet e zemrave, duke u shtuar vinin
Edhe bota vetë në at’ momentë e ndali hapin.
Ora, s'lëvizte mė akrepat e saj
Kishin ngelur dhe ato mbi syte tanë,
Edhe dielli kish hyrë brenda
Kërcente bashkë me hënën në krah!...
ËNDËRR ZHVESHUR ERDHI VJESHTA
Ëndërr zhveshur erdhi vjeshta
Vesa preki shpirtin tim,
Dritën e hënës e mori agu
Rrezja e diellit ra n'perendim.
Bulza uji mbushur degët
Sikur loti në harrim,
Po lag gjethen e këputur
Që ra sipër unit tim.
Fati i thyer gjatë degdisi
Nëpër brigjet e pafund,
Thinjur, rrudhur, sa u mplaka
Rob i lodhur pa u ndal kund.