Heo Hyung-Man - Përktheu Angela Kosta

Heo Hyung-Man - Përktheu Angela Kosta
HEO HYUNG-MAN (KOREJA E JUGUT)
 
Poeti Heo Hyung-Man ka lindur në vitin 1945 në Suncheon, Jeollanam-do, (Koreja e Jugut).
Ai bëri debutimin e tij letrar në vitin 1973 në revistën letrare mujore "Wolgan Munhak". 
Ka botuar 20 përmbledhje poetike, përfshirë "Sytë e shpirtit", "Ekstaza", "Shpata e erës" dhe "Takimi". Veprat e tij janë botuar edhe jashtë vendit, përfshirë përmbledhje në gjuhët kineze "許炯万詩賞析" dhe në gjuhën japoneze "耳な葬る".  
Ka marrë shumë çmime letrare, si: 
- Çmimi i Shoqatës së Poetëve Koreanë
- Çmimi i Letërsisë Poetike Yeongrang
- Çmimi i Letërsisë Pyeonun
- Çmimi i Letërsisë Gongcho
Aktualisht është Profesor Emeritus në Universitetin Kombëtar të Mokpos.
 
TEORIA E DASHURISË
 
Dashuria është një bollëk i madh mendimesh, 
Një det mendimesh që valon, 
Por kurrë nuk dallgëzon.  
Një vargmal mendimesh vezulluese...
Një pus mendimesh që thellohet pafundësisht në kohë pikëllimi.  
Një pemë mendimesh që vibron si petale në çaste gëzimi.  
Dashuria është ajo që mbush një shpirt të zbrazët,
Apo ti që ulesh pranë dritares në muzg, 
Duke pritur që të lindë një yll i ri,  
Ose ti që ëndërron në heshtje 
Kur ai yll fillon të ndriçojë.
 
(Përktheu: Angela Kosta)