FJALË BURRASH
-Nga vëllimi poetik HIJE DHEU
O bjeshkët e mia!
O malet me borë!
O pikë e oksigjenit të ndezun!
O fletë e qershisë së pranverës!
O zhurmë e bletës shtume!
O borë e nxime,
mbetë nga orteku i hershëm!
O zâ i bylbylit,
që aroma e trëndafilit e mek!
O blegërim e qingjit sugar,
në anën tjetër të rudinës!
O vrap i kalit të bardhë,
që e njeh të zotin në ecje!
O ogiç kapreç,
që mban këmbanën në qafë
prej qysh se ke le!
O piskam e çobanit,
kundrejt qenit
që flet në gjuhen e tij!
O melodi e fyellit,
që shpreh dashni e mall!
O gjel,
sahat i ditës dhe natës së hallit!
O fjalë e urtë,
e mikut për së largut!
O ledhatim i dorës së prindit të mallshëm!
O rini që kërkon burrnim!
O zemër aromë çike,
që të le pa gjumë!
O krisëm pushke,
që njofton gëzim!
O tubim feste,
që të çon në bekim, harmoni dhe gëzim!
O traditë mirësie,
që s`ka mbarim!
Në jehonën e mbarësisë njerëzore,
Traditë e popullit ndërshekullor
Pjesë e frutit të trashëguem
Aty në Kasaj të Tropojës ...