Rudina Papajani - TAKOJE PAK HESHTJEN....

Rudina Papajani - TAKOJE PAK HESHTJEN....
TAKOJE PAK HESHTJEN....
 
Takoje pak heshtjen,
letrat e hedhura ,
pa asnjë varg,
futu në thellësinë e trurit që të kafshon,
dhe me siguri do gjesh portën,
ku sundon e panjohura,
flutura të padukshme,
që zënë e qajnë nga hijet e dehjes.
Me siguri brenga,
kur mundi bishën,
heshti sa të kalonte shtrëngata,
që bënte gosti,
me arkivolin e rradhës....