Hasan Elshani - MALLI (poezi)

Hasan Elshani - MALLI (poezi)
MALLI
 
Malli më ka marrë
te dëgjoj gurgullimën
e unit të gurrës sime
Atje lartë në rrënëz Kosmaqit
Ku doli uji nga shkëmbi i bardhë.
 
Aty mu në rrënëzën e blirit,
ne afërsi të shelgjishtes se Galanit,
Aty ku mrizonin tufë të deleve
Ku shuanim etjen me ujë burimi
 
Ku derdhej hurray shtratit të bardhe
E këndshmja gurgullimë
krijonte melodinë e jetës
E luante vallen vërdallë
 
E sillet ujin në tytën e mullirit
Grurin e bardhë e bluante mire
E misrin kokërr ari e bënte miell.