Ervina Halili - “RILINDJA – NJË FANTAZMË E RINGJALLUR”

Ervina Halili - “RILINDJA – NJË FANTAZMË E RINGJALLUR”

“RILINDJA – NJË FANTAZMË E RINGJALLUR” 

Shkrimtarja dhe aktivistja Ervina Halili, në vitin 2013 me vetë-iniciativë dhe në bazë vullnetare nis projektin për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialit letrar të publikuar gjatë viteve 1945 – 1999 nga shtypshkronja “Rilindja”. Në vitin 2021, pas hulumtimit dhe grumbullimit të materialeve të shumta, intervistave me shkrimtarë dhe ish-punëtorë të Rilindjes, arrin të formësojë dhe lansojë platformën digjital Arkivi Rilindja. Projekti Arkivi Rilindja, është lancuar në kuadër të Plaformës Heritage Space, përkrahur nga BE. Por si nisi gjithçka dhe për çka shërben platforma digjitale Arkivi Rilindja, rrëfen vet Ervina në një shkrim për Shtëpinë e Evropës!

Unë isha studente e letërsisë në atë kohë, dhe tashme kisha botuar librin tim te parë. Ende kisha shumë kureshtje dhe mahnitesha me rrymat letrare dhe vetë procesin e shkrimit. Po hulumtoja se si ato rryma e kanë prekë letërsinë në Kosovë. Papritmas hasa që edhe letërsia e Kosovës ka pasur poetë që kanë tentuar të ekperimentojnë dhe t’i ndjekin rrymat letrare, aq sa edhe poetë shumë autentikë që nuk futeshin dot në asnjë rrymë trendi letrar.

Vendosa fillimisht të mblidhja materialet e shkrimtarit xhepa-plot, pastaj t’i kontaktoja familjarët e atyrë që nuk jetonin më, të shoh nëse ata mund të kishin ndonjë gjë që e kishin ruajtur nga puna e babait ose nënës së tyre në Rilindje.

Ju e dini, e shumta e ekonomisë Jugosllave bazën e kishte te ndërmarrjet shoqërore të cilat kishin një organizim në mes të sistemit kapitalist dhe atij qëndror sovjetik të planifikimit. Ky organizim thirrej në vetë-menaxhim, ku punëtorët ishin bashkaksionarë të ndërmarrjes, dmth ata shfrytëzonin asetet dhe fitonin vetë nga produktet e ndërmarrjes por pronësia e saj ishte e vetë shtetit.

 

Mbas Luftës në Kosovë, çdo gjë që i takonte këtij sistemi dhe ishte ndërtuar në kohën e Jugosllavisë, do të menaxhohej nga UNMIK-u, i cili në bazë të rezolutës 1244, legjitimoi  hapjen a AKM-së (Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit) që më vonë u shndërrua në AKP ( Agjencioni Kosovar i Privatizimit) në mënyrë që vëtë AKP të kujdesej për menaxhimin,  privatizimin, shitjen likuidimin e këtyre ndërmarrjeve. Dhe ashtu ndodhi. Gradualisht AKP nxirrte në shitje asetet e ndërmarrjes Rilindja dhe sa herë që i shihja ndjeja dëshpërim.

Bashkë me “Trashëgimia Kulturore pa Kufi”, menduam që mund të shfrytëzonim materialet që tashmë kisha mbledhur ndër vite, që ta bënim këtë çështje më publike duke marrë parasysh poashtu se asgjë nga arkivi i Rilindjes, ndryshe nga ajo që kisha në imagjinatë dikur, nuk kishte mbetur gjallë. E tëra e humbur, e lënë në lagështi, e shitur, e likuiduar.  

Kur u lancua arkivi virtual dhe filmi dokumentar, salla ishte e mbushur, dhe pas bërjes publike të përpjekjes, njerëzit nisën të ofroheshin edhe më shumë, për të kontribur.

Të paktën, sot, kur flasim për Rilindjen, nuk e shohim vetëm një objekt të zbrazët, ose një kujtim të vdekur, Për të cilin gjeneratat e ardhshme nuk do të kenë idenë, por e kemi mendjen e mbushur se çka ishte me të vërtetë dhe se si do të mund të organizohej në të ardhmen një hapësirë në kujtim e nderim të saj, por edhe në nderimin e krejt neve që ishim pjesë e kësaj shoqërie edhe hëngrëm nga frutat e saj për t’u rritur në imagjinatë e intelekt. Të paktën Rilindja është riaktualizuar si temë dhë është gjallë, ndonësë miku im xhepa-plot, iki nga kjo jetë, një muaj pas lancimit të arkivit, me dëshirën se nuk do të harrohej ai, miqtë e tij dhe i tërë kontributi i kësaj shoqërie për ta mbajtur të gjallë shkrimin në gjuhën shqipe.

 

Shkëputur nga faqja “Shtëpia e Evropës”