NJË EKSPOZITË ME VLERA TË LARTA ARTISTIKE
Ky event është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Ambasadori Petrit Malaj, para një numri të madh musafirësh të ftuar, krijues, artistë, intelektual vëndës e të huaj përuroj Ekspozitën e piktorit të mirënjohur shkodran Skender Strica, i lindur më 1955, në Shkodër, i shkolluar në Tiranë në fushat e artit pamor.
Në hapësirat e jashtme - oborrin e Ambasadës, u bë festë e pikturës së Skënderit. Aty autori kishte sjell vepra të përzgjedhura, të realizuara me mjeshtri e të cilat përshkruajnë në peisazh bukuritë dhe natyrën epike shqiptare nga Veriu deri të brigjet e Jonit, Kosovës, Malit të Zi deri të Arbëreshët, gjë që e bëri ekspozitën me vlera të mëdha artistike...
Ekspozita “HORIZONTE MBARËSHQIPTARE” e piktorit Skënder Strica, promovon vlerat e trashëgimisë kulturore të përbashkët të Shqipërisë e Kosovës.
Veprimtaria artistike e artistit Skënder Strica është e njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë shtete ku denjësisht përfaqësoj piktori, si në: Greqi, Turqi, Belgjikë, Francë, Itali, Qipro, Mal të ZI, etj. me ekspozita personale si dhe nëpër simpoziume e koloni artistësh.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Skënder Strica ka ruajtur lidhje të ngushtë me qytetin e lindjes, Shkodër, duke pasuruar artin shqiptarë me vlera të larta artistike në.pikturë, duke krijuar një profil artisti të dashur e të pëlqyer nga të gjithë.
Piktorit tonë të palodhshëm i uroj për ekspozitën e bukur në Prishtinë dhe shumë e shumë vepra tjera e aktivitete artistike!
Akademik Idriz Berisha - XHIXHI
Qershor 2025