Dafjola Nepravishta- ORFEU

Dafjola Nepravishta- ORFEU
ORFEU
 
S’ka anije...
S’ka baticë...
As zbaticë...
Veshton detin
Stuhia e zemërimit
Përplas dallgët në breg
Do të arrish atje,
Ku engjëjt këndojnë natën
Zemra bëhet direkt anije
Guaskat ngarkojnë shpresat
Përtej bregut...
Në shkumën e bardhë
Euridika jote mbledh zambak
Petalet bëhen vela dashurie
Vajtojnë sirenat pas zërit tënd
Krisen shkëmbinjtë
Bëhen ura përjetësie
Si dashuria jote Orfe.