Fotoekspozitë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Fotoekspozitë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Fotoekspozitë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Fotoekspozitë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
 
NJOFTIM
 
Me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në Sheshin e Prishtinës hapet Fotoekspozita e autorit Asllan Krasniqi "KOSOVA ME 100 KALORËS, PRISHTINË - VLORË"me 100 fotografi të shkrepura për 100 vjetorin e rrugëtimit të kalorësve nga Kosova për në Vlorë të Sheshi i Pavarësisë.
Asllan Krasniqi është artist-fotograf i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë, i cili nga aparati i tij shkrepi mbi njëmiliontë fotografi, kryesisht gjatë kohës së dëbimit nga forcat serbe të popullatës shqiptare nga Kosova, gjatë Konferencës në Rambuje, në Paris e në vende tjera ku flitej e vendosej për fatin e Kosovës.
Asllani ka organizuar disa Fotoekspozita si: në Prishtinë, Shkup, Bllacë e vende tjera, ku përmes fotografive ka paraqitur jetën, vështirësitë, sakrificat e popullit të tij për liri e pavarësi, duke memorizuar të kaluarën e hidhur të popullit...
 
Projekti i Fotoekspozitës është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit MKRS. Ekspozita hapet më 26 Nëntor dhe vazhdon deri më 29 Nëntor 2022.
 
Orfeu (df)