KOSOVE - SHQIPËRI
Për Kosovë e për Shqipëri
Për flamurin KUQ E ZI!
1.
O poetë, përse vallë flini?
Përse zërin nuk e ngrini?
Nuk e ngrini në kupë të Qiellit,
Ju merrni dritë nga dritë e Diellit....
2.
Pasha Besën, besën e Zotit
Jemi të tanë stërnipa të Kastriotit...
Duhet të jemi të gjithë të pagjumë,
Diaspora, gjithë trojet Ju, Ti dhe Unë...
3.
Kjo tokë është e bekuar,
Të parët për të kanë luftuar,
Kanë derdhë gjak, kam derdhë dije
Gjak e dije Shqipërie!
4.
Je Fanar, je gur i rëndë,
N ë hartë të Botës ke zënë vend!
Je tokë e zjarrtë , je si shkëmb...
Kush e ka, vallë, zëri tënd? ...
5.
Ti artist e ti artiste ,Ti poet e ti poete
Dritë e shkëlqimt më vete !
Shqipëria ka bërë epokë
Sa e bukur është kjo Tokë...
6.
Me fjalë e pushkë ka fol shqiptari,
Kur flet ai tundet kuvendi, tundet mali,
Shndrit dielli, shkëlqen hëna,
Kjo tokë me trimëri të rënda!...
7.
Kjo tokë nuk pranon tradhti,
Kjo tokë nuk përfill krajl e mbret,
Kjo Tokë kërkon bijtë, ku janë,
Të zbatojnë amanetin e parë ..
Kjo tokë kërkon vetëm jetë ,
Kjo tokë shqiponjë me dy krena
Kosovë e Shqipëri, vetë Jeta!...
8.
Aq shumë ka folur shqiptari,
Brez pas brez, djalë pas djali....
A mund mes nesh të hyjë dot Djalli?!
Jo, s’e i ndezur është ZJARRI...
9.
O Shqipëri e bukur , o Kosovë,
Mblidhni zogjtë si shqiponja
Të shpërndarë, atje ku janë...
Jo, kurrë të mos zbrazen Trojet tona!
10.
S’lihet shkretë vendi, ku ke lindur,
Nuk harrohet kurrë origjina
Vajzat selvi, e djemtë trima
Këndon bilbili, lulëzon trëndëlina1
11.
Kijeni parasysh amanetin e Kastrioti,
Si i mbrojti këto Troje, në emër të Zotit
Le të buçasin fjalët e Nënë Terezës.,
Babait të Kombit Ismail Qemalit
Ndriçojuni me trimërinë e Adem Jasharit !
12.
Oj Kosovë dhe ti Shqipëri nure ,
Vulvitet lart flamurin e burrit
Se jemi ilirë e gjak dardani,
N ë këtë tokë të lashtë që Perëndia na e fali...
13.
O shqiponjë, hapi krahët ,
Fluturo e lirë në të gjitha Trojet ...
Le ta marrin vesh të gjitha Kombet
Jemi të lashtë në këto Troje,
Kemi gjuhën e bukur , gjuhën e lashtë
Kosovë dhe Shqipëri , Shkup e Ulqin,
Luginë, Nish e Çamëri
Sa bukur, sa bukur bashkë!