URAGANI I MUNGESAVE
1.
TI po qanë për mua
dhe unë po qaj për TY
detrat e lotëve tanë
i sillen botës së gjërë
me stuhi të dallgëve
prej Artikut në Antartik,
e fjalët tona zgjohem
nga thellësia e trazuar e detrave
shkojnë e vinë
rreth e rreth Globit
me vetëtimat ndër turbullirë,
vetmia e dhembjeve
lëngon nëpër distancën tonë!...
2.
E shkulim emrin prej zemrës
në mesin e furtunave të shpirtit
je në përplasje të veçantisë
e në kulmin e shenjtërisë,
çuditë e periudhave të rrethojnë
të dërmojnë të rrahurat e ngritjes
të shkatërrrojnë
katrahurat që nuk i pret,
papritur dalin zhgënjimet e çastit
nëpër lëvozhgën e dhembjeve,
e kur nëpër natë hëna shndërrit
je në mesin e dashurisë së qenies
në vend të kurorës së diellit,
përplasesh me të pavërtetat e ndjesive
me demonianët e dhembjes
së përflaktë!...
3.
Në uraganin e lindvdekjes
të përvëlon lava e zjarrit të shekujve
kulmit të gënjeshtrave
Satanizmin ma veshe papritur
Yll i Çmendur në vend të Yllit të Shenjtë
e ndërroi pamjen e vet,
flatrat e ëndërrave të diellta
i quaje flakërrime të befta të ndjenjave
me ngjyra demoniane,
kështu pashprehimisht revoltohem
me zemrën e djegur të flakaritjeve
kah e vërteta-
udhë e çuditshmme e ndodhive!
4.
Dalëngadalë
erdhi çasti i papritur
i rrokullisjes nëpër greminë,
paqartësia e priste
dridhjen e fundit të dritës
para përfundimit
të përpëlitjeve të dashurisë
e Krishtlindjet e Shenjta
i kaluam
nëpër katër vitet e shkatërrimeve,
nuk e dija
vendin e duhur të ardhjes së rrezeve
me mungesën e qartësisë -
ishte padyshim
vendosja yte e panjohur
në bisht të gadishullit të ndjenjave
të një shteti të largët!...
5.
Duhet të më falësh
se të kam dërguar padyshim
dhembjen e dashurisë së ringjallur
me të pavërtetat e ilusioneve
nëpër skutat e largëta të kurrizit të pedatjeve,
kurrë nuk i kisha të qarta
skrofëtimat e befta të ndjenjave
pa e parë njëherë me syrin e vështrimeve
fytyrën tënde nëpër fotografi,
prore të kam dashur
me kubin e zemrës së përdalur
pa e pasur mundësinë të tërheqë përtej lotëve
në një gadishull të shpresave!...
6.
Asnjëherë nuk e panë
fytyrën e larë të shpërfilljes
nëpër disa fotografi të mbledhura
prej integritetit të balsamosur
fshehtësive të errësirës,
ku ta gjëjë ngjyrën e dhembjes
nëpër fjalë të këmbimeve
të etjes së dashurisë
e në historinë e rrejshme
ka nuansa të kujtesës paranoide
në degëdisjen e një fytyre!...
7.
Duke u vërtitur
nëpër dallgë të ndjenjave
më plasi zemra,
nga distanca jonë gjeografike
nga padituria e njohjes së të dhënave
që të mos lëshoheshin në atë udhë vitesh
apo në një greminë të fatit,
satanizmi m’u shpik paturpësisht
nga qartësia e shndërrimit në paqartësi
nëpër lëkurën e zbrazët
të gjërave të pathëna,
kështu mbeta i ngarkuar
me çështjen e shkrimeve
imateria na shdërrohet në pamundësi
e si t’a gjëjë saktësisht të vërtetën
nëpër uraganin e mungesave tona!...
8.
Desha të të them
më fal shpirt
prej furtunës së vërtitshme
por nuk jam në gjendje
të kuptoj si flakëron
nëpër vetëdijen e skuqur të befasisë
dhe e kam të qartë
se i kaluan katër Krishtlindjet
pa u parë asnjëherë,
vitet na vidheshin paditurisht
me ndjesitë e ndezura
e nuk do të na rrotulloheshin
erërat e frikshme
drejt dhembjeve tona!...
9.
Tani ka ardhur momenti
që të shtrojmë ekuacionin e të ardhmes
me brezin e kohës së fundme,
është tragjike të na mbulojë
uragani i mendimeve të errëta
e të na flakëroi vetëtima e fjalëve
të na fundosnin përfundimisht
greminave të humbjes-
naten sikur flej me TY
ditën zgjohem sikur jam me TY
pasditeve më rrokim vrugamat e lotëve,
kujtimi i bukurisë
nuk qëndron ndër shtërngata
e më goditë përherë në zemër
vetëm ndër ëndërrime të kam
për të kënaqur vetveten
me boshllëkun tënd-
uragan i mungesave të dashurisë!...