Bekim Blaku, poezi

Bekim Blaku, poezi
NGJYRAT E BOTËS

Pse më rri ashtu kujtueshëm
Me laps nxirr mendimet në letër
Në je i mallëngjyer a gëzueshëm
Mos e le për një herë tjetër

Ditë të mbarë kudo qofshi
Në këtë botë përplot ngjyra
Mos më rrini ashtu vëngër
Më mirë dukeni kur ju buzëqeshë fytyra

Edhe pse ne shpesh na duket
E tërë bota bardh e zi
Në mes tyre gati pa u diktuar
Lulëzojnë shumë fusha gri

Nuk jam i lindur
Të jap këshilla me çdo kusht
Sa mirë sikur secili t'i  mbante
Hallet e veta në zemër a në grusht

Ç'ngjyrë a ç'fushë do zgjedhim
Në do jetë e bardhë, e zezë  a gri
Unë do e mendoj për vete
Vendos për vete edhe ti

©️Bekimi
 2026
Berlin