Në muajin shkurt të këtij viti botohet në Korenë e Jugut libri kronologjik “Prekazi brezni trimash-Ai është i gjallë”, përkthyer në gjuhën koreane nga krijuesi letrar Dr Kang Byeong-Cheol dhe e firmosur nga kritikja letrare Dr Yang Geum He.
Për lexuesit e Orfeut po e publikojmë një falënderim dhe një vështrim nga krijuesja Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese.
Letër falënderimi
AI ËSHTË I GJALLË - KRONOLOGJI
Të nderuar: botues përkthyes dhe lexues...
I nderuar Dr Kang Byeong-Cheol dhe Dr Yang Geum He!
Dëshiroj t'ju shpreh mirënjohjen time të thellë për botimin e librit historik: AI ËSHTË GJALLË, i cili tregon jetën e Adem Jasharit, njërit prej heronjve legjendarë të popullit shqiptar, dhe për përpjekjet e impenjimet tuaja në përkthimin e një prej faqeve më të dhimbshme dhe të rëndësishme të historisë së kohëve të fundit në Kosovë.
Figura e tij, simbol i kurajës dhe sakrificës, është një dritë shprese për brezat që do të vijnë. Lufta dhe udhëheqja e tij kundër shtypjes dhe genocidit që populli shqiptar pësoi gjatë luftës në Kosovë, është një shembull i rezistencës dhe i dinjitetit. Siç dihet, në vitin 1999, gjatë ofensivës brutale të forcave serbe kundër popullsisë shqiptare të Kosovës, (52 anëtarë të familjes Jashari u masakruan. Krejt familja e tij, ra heroikisht duke rezistuar kundër forcave ushtarake e policore serbe) në mënyrë barbare. Ky akt dhune është vetëm një nga shumë krime të luftës, të cilat shënuan një periudhë dhimbjeje dhe shkatërrimi për popullin tonë.
Genocidi masiv që populli kosovar pësoi, me mijëra të vrarë dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur, është një tragjedi që nuk duhet të harrohet kurrë. Botimi i një libri që rrëfen këto ngjarje në Korenë e Jugut jo vetëm që nderon kujtimin e atyre që humbën jetën, por gjithashtu edukon mbarë botën mbi krimet që ndodhën, në mënyrë që mizori të tilla, të mos përsëriten më kurrë.
Në një botë që shpesh harrohet të përkujtojë mizoritë e së kaluarës, është e domosdoshme të mbajmë gjallë kujtesën historike, jo vetëm për të bërë drejtësi për ata që vuajtën, por gjithashtu për të garantuar që brezat e ardhshëm të kuptojnë rëndësinë e paqes, tolerancës dhe drejtësisë, dhe ju me përkthimin dhe botimin e këtij libri historik ia arritët këtij qëllimi.
Ju jam jashtëzakonisht mirënjohëse ashtu sikurse autori Dibran Fylli si dhe mbarë populli kosovar, për kontributin tuaj në nxjerrjen në dritë të historisë së Adem Jasharit dhe të viktimave të genocidit kosovar, si dhe për dhënien e zërit të gjithë atyre martirëve që, përmes sakrificës, sot ne gëzojmë lirinë. Shpresoj që puna juaj në këtë libër historik e madhështor, të vazhdojë të frymëzojë dhe sensibilizojë njerëz në mbarë botën, që angazhimi ynë për paqe, drejtësi dhe respektimin e të drejtave të njeriut të mos shuhet kurrë.
Me mirënjohje dhe respekt të thellë:
Angela Kosta Drejtore Ekzekutive e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese
"AI ËSHTË GJALLË - ADEM JASHARI" është libër i cili tregon një nga historitë më të dhimbshme, por edhe më të guximshme të historisë së kohëve të fundit të Ballkanit. Libri eksploron jetën dhe sakrificën e Adem Jasharit, hero shqiptar legjendar që përfaqësoi rezistencën e popullit të tij kundër brutalitetit të regjimit serb gjatë luftës në Kosovë. Në kētë libër, autori Dibran Fylli, nuk kufizohet vetëm në tregimin e biografisë së Jasharit, por gjithashtu thellon kontekstin historik dhe mënxyrat që shënuan atë periudhë.
Në vitin 1998, gjatë ofensivës serbe kundër popullsisë kosovare, Adem Jashari dhe 52 anëtarë të familjes së tij u masakruan në mënyrë të tmerrshme. Ky akt dhune është vetëm një nga shumë krime lufte që shënuan genocidin serb në Kosovë, tragjedi kjo, që shkaktoi vdekjen e mijëra civilëve të pafajshëm dhe zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve. Libri thekson jo vetëm sakrificën e Jasharit, por edhe ndikimin shkatërrues të këtyre ngjarjeve në komunitetin kosovar dhe në tërë rajonin.
Ajo që e bën këtë libër veçanërisht të rëndësishëm është aftësia e tij, për të treguar një histori vuajtjeje dhe rezistence me një humanizëm të madh. Çdo kapitull zbërthen jo vetëm horroret e konfliktit, por edhe guximin dhe vendosmërinë e atyre që luftuan për lirinë dhe drejtësinë. Figura e Adem Jasharit shfaqet si simbol i kësaj lufte, një martir, i cili dha jetën për një kauzë më të madhe se ai, për familjen e tij, popullin e tij dhe për lirinë e tërë rajonit.
Nëpërmjet këtij libri, Fylli u ofron lexuesve një dëshmi të rëndësishme historike, duke na kujtuar rëndësinë e mos harrimit të këtyre ngjarjeve dhe duke siguruar që të tilla barbari të mos përsëriten më kurrë.
AI ËSHTË GJALLË - ADEM JASHARI është një libër thelbësor për çdo person që dëshiron të kuptojë historinë e kohëve të fundit të Ballkanit dhe vuajtjet e popullit kosovar gjatë luftës. Një vepër kjo, që jo vetëm nderon një hero legjendar, por gjithashtu na nxit në një reflektim të thellë mbi paqen, drejtësinë dhe kujtesën historike.
…………………………………………………………………
Letter of thanks
HE IS ALIVE – CHRONOLOGY
Dear: publishers, translators, and readers...
Dear Dr. Kang Byeong-Cheol and Dr. Yang Geum He!
I would like to express my deep gratitude to you for the publication of the historical book: HE IS ALIVE, which tells the life of ADEM JASHARI one of the legendary heroes of the Albanian people, and for your efforts and dedication in translating one of the most painful and important chapters of recent history in Kosovo.
His figure, a symbol of courage and sacrifice, is a beacon of hope for future generations. His struggle and leadership against the oppression and genocide that the Albanian people suffered during the war in Kosovo is an example of resistance and dignity. As is known, in 1998, during the brutal offensive of Serbian forces against the Albanian population of Kosovo, (52 members of the Jashari family were massacred. His entire family fell heroically resisting against serbian military and police forces) in a barbaric manner. This act of violence is only one of many war crimes that marked a period of pain and destruction for our people.
The mass genocide that the Kosovar people suffered, with thousands killed and tens of thousands displaced, is a tragedy that must never be forgotten. The publication of a book that recounts these events in South Korea not only honors the memory of those who lost their lives, but it also educates the world about the crimes that occurred, so that such atrocities are never repeated again.
In a world that often forgets to remember the atrocities of the past, it is crucial to keep historical memory alive, not only to do justice for those who suffered but also to ensure that future generations understand the importance of peace, tolerance, and justice. With your translation and publication of this historic book, you have achieved this goal.
I am extremely grateful, as is the author (Dibran Fylli), as well as the entire Kosovar people, for your contribution to bringing to light the history of Adem Jashari and the victims of the Kosovar genocide, and for giving a voice to all those martyrs who, through their sacrifice, today we enjoy freedom. I hope that your work in this magnificent historical book will continue to inspire and raise awareness among people around the world, so that our commitment to peace, justice, and the respect for human rights will never fade.
NOTE
"HE IS ALIVE - ADEM JASHARI" is a book that tells one of the most painful yet also the bravest stories in the recent history of the Balkans. The book explores the life and sacrifice of Adem Jashari, the legendary Albanian hero who represented the resistance of his people against the brutality of the Serbian regime during the Kosovo war. The book not only recounts his biography but also delves into the historical context and the atrocities that marked that period.
In 1998, during the Serbian offensive against the Kosovar population, Adem Jashari and 52 members of his family were brutally assassinated. This act of violence is just one of many war crimes that marked the Serbian genocide in Kosovo, a tragedy that caused the deaths of thousands of innocent civilians and the displacement of tens of thousands of people. The book highlights not only the sacrifice of Jashari but also the devastating impact of such events on the Kosovar community and the entire region.
What makes this book particularly significant is its ability to tell a story of suffering and resistance with great humanity. Each chapter reveals not only the horrors of the conflict but also the courage and determination of those who fought for freedom and justice. Adem Jashari's figure emerges as a symbol of this struggle, a man who gave his life for a cause greater than himself, for his family, his people, and for the freedom of the entire region.
The author does not limit himself to telling the story of Jashari, but also provides an in-depth analysis of the causes and consequences of the genocide in Kosovo. The book offers an important historical testimony, reminding the reader of the importance of not forgetting these events and ensuring that such atrocities never happen again.
HE IS ALIVE - ADEM JASHARI is an essential book for anyone who wishes to understand the recent history of the Balkans and the suffering of the Kosovar people during the war. A work that not only honors a legendary hero but also stimulates a deep reflection on peace, justice, and historical memory.
By Angela Kosta Executive Director of MIRIADE Magazine, Academic, journalist, writer, poet, essayist, literary critic, editor, translator, promoter