Zymer H. Haliti - NOSTALGJI

Zymer H. Haliti - NOSTALGJI
NOSTALGJI
 
Edhe atëherë binte borë
edhe pse duhej të ishte blerim
atë ditë fshija lotët me dorë
e sot ndiej për ty një mallëngjim
 
Stinët ndërrojnë bashkë me kohën
e disa njerëz e mashtrojnë vetën
sikur duan të kenë gjithë botën
dhe kështu të etshëm kalojnë jetën.
 
Gjithmonë të çmova me admirim
sepse askund nuk gjeta si Ti, vendi im
por...pse disa sot s'të dinë vlerën...!?
athua mos vallë e harruan të djeshmen
 
Unë kurrë s'lakmova pasurinë
por e deshta paqen dhe lirinë
andaj atdhe i bukur, o i shtrenjti im
për ty ndiej sot një mallëngjim.