LEFTER SHOMO - SARANDË
DUART E MIA
T'artat duart e mia pa dorashka
Një det i madh bereqeti i meermë
Gonxhe e lule, të muzikës erashka
Vlaga e jetës dhe e punës çezmë.
Gishtërinjt i kam me mollza ledhash
Zjarr për dashurinë, fole e prehër
Për gjithë armiqtë breshëri predhash
Për erotikën i kam ndjesi e krehër.
Bërë nejçesh, prej muskujsh llërë
Për miqëqënie i kam traktor me plug
Mund të përmbysin një botë të tërë
Për dashurinë përqafim e burg.
I paskam duart të lodhjes gëzhoja
Që më thonë këngët e vallet e djersës
Kurrë ato s'mund të shohin rrënoja
Mjalt stërmundimi nga kosheret e bletës.
Ejani duart tona t'i bëjmë litarë
Përqafim të stërmadh që nxe botën brenda
Ti' shndërrojmë ato në djepe e lesharës
Të përkundim vetëm të mirat ëndrra.
AROMA PRILLI
Shkurtin bajamja me petale qëndis
Që bien nga buzët e kupave
E duken si lule thëllimi
Shtrojnë tisin e bardhë të bukurisë
Mbi supet e gjokset e çupave
Porsi gjysma e dimrit.
Dimrin bajamja me petale qëndis
Që ngjajnë me nuset e borës
Të shtyra nga fryma e erës
Bien sipër të vajzave flokë
Ngjajnë me kurora të nusërisë
Porsi gjysma e pranverës.
Dimrin bajamja me petale qëndis
Mbi faqe gocash e supe bandilli
Si melodi e bardhë përkunden
Çelin ndjenja të dashurisë
Që brenda zemrave ulen
E sjellin aroma të prillit.
Përgatiti Angela Kosta