Vjollca Aliu - Shpresë mes uraganësh

Vjollca Aliu - Shpresë mes uraganësh
SHPRESË MES URAGANËSH
 
Ndodh të zbehen shpresat tona
Kur shohim gjethet rënë përdhe
Thyhen zemrat, shuhen ëndrrat 
Por lulëzon prap jetë e re.
 
Në mes të natës kur vetëton
Qielli merr shkëlqimin, nata bëhet ditë
Mes dhimbjeve të jetës së vrarë 
Lajmi i mirë si puhizë shpirtin na flladitë.
 
Në mes uraganesh e rrebeshesh jete
Shpresa s'paguhet as me flori
Siç kanë dyer secila kullë qëndrestare
Ashtu kanë zgjidhje çdo dhimbje, vështirësi.