Vjollca Aliu (poezi)

Vjollca Aliu (poezi)
AFSHI I ZJARRTË
 
Vargjet marrin ngjyrë zjarri
Kur shkruaj me ngjyrën e zemrës 
Poezia merr flakë si zemra
E pena thehet nga afshi i fjalëve pa zë.
 
Flaka e zjarri bashkohen 
Fjalët marrin udhë në vargje 
Por lundra tundon zemrën 
Sikur të kërkonte spirancën e qetësisë.
 
Në qetësinë e shurdhër numëroj yjet
Shëtis në galaktikë pa ditur se ç'po kërkoj
Yjet puthen e hëna u sillet vërdallë 
Nata merr zjarr e dita flakës i bën ballë.