PJETËR MARKU
Piktori Pjetër Marku ka lindur më 24 mars 1947 në Shëngjin Fanë (Mirditë, Shqipëri).
Shkollën fillore e kreu në Shëngjin Fanë, ndërsa 7 - vjeçaren në shkollën Ndrec Ndue Gjoka.
Nga viti 1962 - 1966 Pjetër mbaroi studimet në shkollën e Mesme Pedagogjike 8 - Nëntori në Peshkopi. Më pas, nga viti 1968 - 1973 u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dega pikturë ku mori edhe titullin piktor me tabllonë “Vjeljet”.
Nga 1 shtatori i vitit 1985 deri më 8 korrik 1986 mbaroi kursin e filozofisë për kualifikime profesionale dhe Mësues i kategorisë së parë. Më
1 shtator të vitit 1966 - 13 mars 1967 punoi si mësues në shkollën fillore Konaj.
Më 16 mars të vitit 1967 deri më 2 dhjetor të po atij viti punoi si mësues në Shëngjin (Fanë).
Nga 8 tetori i vitit 1973 - 1 shtator 1978 dha mësim në lëndët artistike në shkollën e mesme pedagogjike në Kukës.
Nga 1 shtatori i vitit 1978 - 1 shtator 1985 ka qenë mësues në lëndën e vizatimit në shkollën 8 - vjeçare Bajram Curri në Kukës.
Nga 1 Maji i vitit 2001 deri më 7 dhjetor 2007 ka qenë Drejtor i Qendrës Kulturore në Mirditë.
Më 8 dhjetor 2007 - 1 nëntor 2012 ka qenë përgjegjës i muzeut historik në Mirditë.
Më 1 nëntor të vitit 2012 Pietër Marku doli në pension.
Nga 13 dhjetori i vitit 1975 - 1992 ka qenë anëtar i LSHA të Shqipërisë.
Nga viti 1984 - 1992 ka qenë anëtar plenumi i LSHA dhe Kryetar i degës LSHA në Kukës nga 13 nëntori i vitit 1975 deri më 1 shtator 1986.
Nga viti 2002 - 2012 ka qenë gjithashtu Kryetar i Degës LSHA në Mirditë.
Më 19 shkurt të vitit 2013 themelohet Shoqata "Shoqëria Kulturore Artistike" në Mirditë në të cilën Pietër Marku emërohet Kryetar.
Më 14 maj 2019 themelohet Akademia e Artit Shkencës dhe Letrave Mirdita në të cilën emërohet pêrsëri Kryetar. Aktiviteti i Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave Mirdita shtrihet në territorin e: Shqipërisë, Kosovës, Tetovës, Shkupit Maqedonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Italisë, SHBA-së në Nju Jork. Kjo shoqatë bashkëpunon me dhjetëra shoqata brenda dhe jashtë vendit. Pjetër Marku është Drejtor i revistës Mirdita e cila është në nr 42 të botimit të saj falë miqve të shumtë donatorë. Në këtë revistë janë botuar mbi 2600 shkrime nga autorë të ndryshëm, poetë, shkrimtarë, studiues, gazetarë etj. Revista Mirdita shpërndahet në 55 shtete të botës si në: Australi, Amerikë, Pakistan, Turqi dhe pothuajse në të gjitha shtetet ballkanike. Pjetër Marku ka marrë pjesë me pikturat e tij në ekspozita të ndryshme kolektive. Për vite me rradhë Pjetër ka qenë gjithashtu pjesëmarrës në shumë aktivitete kombëtare.
Ekspozitat e tij të shumta vetjake janë paraqitur për vite me rradhë në: Kukës, Dibër, Lezhë, 2 ekspozita në Laç, Tiranë, Rubik, Rrëshen, Mirditë, Mat, Valbonë, Pogradec, Berat, Kosovë, Gjilan, Suharekë, Prizren, Gryka e Rugovës, Klinë, Pejë, Vatikan dhe Ravena (Itali), Rozhajë, Mal të Zi, etj.
Pietër Marku ka botuar këto libra me veprat e tij artistike:
- Piktura e Grafika të Përzgjedhura (2017)
- Syri i "Mjeshtrit" (Album i piktorëve të vegjël, 2019)
- Grafika të Përzgjedhura (2023)
Pietër Marku është bashkautor në librat:
- Albumi Turistik i Qarkut të Lezhës
- Lavdia e Vdekjes së Bukur
Përgatiti Angela Kosta