Valbona Kolaveri - Prozë

Valbona Kolaveri - Prozë
MIRËNJOHJE MOTIVUESE
 
Duhet motivim. Ia përsëris vazhdimisht vetes si fakt, por jo vetëm vetes. Duhet tua themi me së shumti atyre që kanë nevojë çdo sekondë për këtë, që ata vlejnë e nëse dikush është aty për ti motivuar kur ata kanë një talent. Kam hasur në ditë vërtet të tilla ku është dashtë të rropatem me stërmundim e të tregoj që unë po përpiqem të bëj diçka të vlefshme . Por duke pasur ambientin motivues si dhe personat që të mund të rrisin fuqinë eksponenciale të vetëvlerësimit, kjo gjë në një moment të vonë të jetës sime u bë krejt e thjeshtëzuar. Kjo ndodh kur fuqinë tënde të brëndshme dikush e përthith si të ish e tija e mbushet me gjithë energjinë tënde duke dashtë të jetë aty me ty, njëjtë në perceptim, në përfytyrim të formës a përmbajtjes që ti do ti japësh shpirtit tënd, në dhembjet e tua, dhe derë në ngjizje të asaj që ti do. Pra është si të jesh ti njëkohësisht, për të bërë atë që ti ke talentin për ta bërë. Ky apo kjo pra është motivuesi, ku unë kam pasur fatin e madh ti kem aty në momentin kur unë kisha hequr dorë përfundimisht nga ajo që doja. Nëse unë mendoja që mendimi im kish fuqi një herë motivuesi/ja ime ma dhjetëfishoi vetëbesimin në atë që unë perceptoja fillimisht. Pra u shumëfishuar dhjetëfish pasioni për ta ribërë sërish dhe sërish, e çdo ditë atë që unë mendoja që më plotësonte shpirtërisht, por përpos kësaj mëson të rindërtosh vetveten nga e para. Kjo është pra forca e një motivuesi, të rindërton si njeri. Të rimbush me pasion dhe energji, për të dashtë me gjithë shpirt së pari veten. Sepse ajo që ti bēn me pasion dhe shpirt është e gjitha vetja jote.
 
Valbona Kolaveri