Hysen Grajçevci - VDEKJE VERTIKALE! (poezi)

Hysen Grajçevci - VDEKJE VERTIKALE! (poezi)
VDEKJE VERTIKALE!
(Havzi Nela)
Stinëve,
Drini pëshpërit emrin tënd,
brigjeve mbledh kujtimet,
mes petaleve në pranverë
shpupuris aromën e secilit varg.
Pikut të verës kërkoj freski.
Kërkoj një varr poeti
që vdekja e mori
Si në kohë inkuizicioni!
Vertikal mes kangjellash
i paepur në vuajtje,
Dishepull mes legjendave!
Shqipëri;
dashurinë për Ty
asgjë nuk e zbeh.
Është gjaku i brezave
që atdheut i jep jetë.
Po, ta vrasësh poetin
“Ne emër të popullit”
me një Fletë-Dekret
Është si t’ia thyesh
shqiponjës krahët,
si t’ia nxjerrësh atdheut sytë!