Trëndafile Malshi (Kola)
Studimet e shkollës së mesme i kreu në gjimnazin "Llesh Nik Daka" Shënkoll - Lezhë. Më pas ajo vazhdoi studimet e Larta në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër në profilin Gjuhë - Letërsi.
Bijë e një llogaritari me vlera dhe të një gruaje shkodrane, ajo u rrit në një familje të madhe me 7 fëmijë, familje me tradita dhe me pasion për krijimtarinë dhe muzikën. Sapo mbaroi studimet në Universitet, ajo filloi punë si mësuese në disa shkolla në Lezhë. Sot ajo ka eksperiencë 25 vjeçare si mësuese në Gjuhë - Letërsi. Malshi ia ka përkushtuar gjithë jetën e saj familjes dhe profesionit si misionare e dijes.
Pasioni për Letersinë dhe krijimtarinë e kultivoi ndër vite. Ajo ka botuar vëllimin poetik me titull "Duke ardhur me tinguj zemre". Ka redaktuar dhe bashkëpunuar gjithashtu me autorë në disa vëllime poetike. Kohët e fundit, autorja në fjalë po çon drejt realizimit, botimin e një libri me kujtime, përkushtuar një ish - mësuesi i cili nuk jeton më. Ajo ka në plan gjithashtu të botojë një vëllim të dytë me poezi. Poezia e Trëndafile Malshit ka shkuar tek lexuesit duke marrë vlerësime dhe kritika mjaft të kënaqshme.
.........................................................................
SHPIA E BAB’S
E heshtun shpia e babs në sup të kohës
Dera e zbardhulun pret tan faj
Duket si me pahir i treti
Fort larg bijtë e saj.
I janë varun si krahë anët e çatisë
Zanat kanë heshtun, dikur ishte plot
Nga pendesë e lamtumirës së bijve
Kokën ulur mban sot.
Mendime t'rana
pushtu e kanë
Për bijtë e mërguem
që prej motmotesh aty nuk janë
Si zogjtë e tretun
Në qiej të largët t'ksaj bote
Fmitë e këtij shekulli
E lan votrën shkretë
e babën tuj hjekë.
Prej smunllekut e zorit
Prej dhemtes e mallit
Do rrudha u shtun si brazda
Aty në shteg të ballit.
Npër hatllat e mbushme me lëmashk
Vjerr janë zhurma ,të qeshme,
plot me fmi
Sot mendueshëm shpia e bab’s
Veç dhimje vjerr ka aty...
N'dritare zambaku
Zverdhonte plot hijeshi
Sot ferra me gjëmba harbon
E frymë s'merr ma shpia e babs
I jan blloku sy e mushkni...
As baba me nanën s'jan ma, e di
Shkun n'kopshte t'Edenit përjetsisht
Shpia ruan besnike do hapa e zhurma
e mallin, muzeum do ta ketë aty...