Syhejl Havolli - TI I MËSOVE ZOGJTË E ZEMRËS

Syhejl Havolli - TI I MËSOVE ZOGJTË E ZEMRËS
TI I MËSOVE ZOGJTË E ZEMRËS
 
Një herë e shoh të buzëqeshur
Si yllin polar ndër yjësitë e panumërta
 
Një herë e shoh tek ecën përtej bjeshkëve
Për të arritur agimin e ditës
 
Me ty po flas
Ti i mësove zogjtë e zemrës
Të qëndrojnë si shkëmbinj stuhive të egra
 
Diçka nga brenda e zgjon si ora
Dhe e mban gjallë poetin.