Rudi Berisha - KUR ÇLIRIMTARI NË VEND TË JETËS KËRKON VDEKJEN E TIJ (poezi)

Rudi Berisha - KUR ÇLIRIMTARI NË VEND TË JETËS  KËRKON VDEKJEN E TIJ (poezi)
KUR ÇLIRIMTARI NË VEND TË JETËS
KËRKON VDEKJEN E TIJ
(Plagët e lirisë i mbanë në trup)
 
Në sytë e luftëtarit të lirisë shoh lot
Lot nga dhimbja dhe rëndimi i jetës
Nga varfëria që i ka rënduar dhe shpirtin
Ai kërkon me dëshirë të jetë i vdekur se gjallë.
 
Në trup mban plagët e lirisë së atdheut
Me zë të drithëruar na flet ai për varfëri
I dhemb shpirti që fëmijët e tij vuajnë për bukë
I drejtohet popullit për ndihmë e për pakë dritë.
 
Natën e kalon pa gjumë e shumë i trishtuar
Ditën i çahet shpirti kur shesh fëmijët që i vuajnë
Fëmijët e tij duan një copë bukë që t’ shuajnë urinë
Si mbeti çlirimtari në mëshirën e fatit në Kosovë.
 
Kur dhimbja e madhe i ka pushtuar poret e jetës
Çlirimtari në vend të vazhdoj jetën ai kërkon vdekjen
Nga një çlirimtar i atdheut e me plagë të lirisë në trup
I ka ardhur puna të dëshiron vetëvrasjen për një copë bukë.
 
Si jemi katandisur ne të gjithë populli shqiptarë
Pse nuk kujdesemi për çdo çlirimtar të atdheut?
Pse i lëmi ata në rrugën e madhe dhe pa bukë goje?
Plagët e tyre do na mallkojnë neve dhe dheun e Kosovës.
 
Plagët e çlirimtarit janë drita dhe liria jonë në Kosovë
Ai me gjak të trupit ka ujit rrënjët e lirisë së popullit
Sot ka mbetur i harruar dhe i braktisur nga shokët e luftës
Atdheu duhet t’i shpërblej dhimbjet e plagët e çlirimtarit.
 
Kush përbuzë plagët e atij që luftoj për liri
Ai ka lëkundur rrënjët e vet mëmëdheut tonë
Themelet e shtetit të Kosovës janë ujit me gjak
E gjaku i çlirimtarit është amanet për brezat e ri.