Rrustem Xhafolli - Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”

Rrustem Xhafolli - Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”
Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99” - Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe
 
POLICIA DHE AGJENTËT SERBË KEQTRAJTONIN QYTETARËT NË FORMA TË NDRYSHME
 
Rrustem Xhafolli
 
Kosova ishte përfshirë në luftë me Serbinë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës me sukses
po realizonte aksionet në mbarë vendin, e mbështetur pa rezerva nga populli, ngase nga populli lindi vetë UÇK-ja
Më datë 20 mars 1999, në fshatin Drenovc e Barilevë, ushtria dhe policia serbosllave, mëngjesin e hershëm na rrethuan me pretekst se aty po vepronte UÇK-ja, me ç`rast ne u detyruam të zhvendosëm nga shtëpitë tona, duke na keqtrajtuar qytetarët e fshatit me arsyetimin se të gjithë janë UÇK dhe mbështetës të tyre…
…Pas një jave organizoi dikush një autobus të Putnikut për në Maqedoni, ku edhe unë iu bashkëngjita atyre udhëtarëve së bashku me familje ishte 17 maj 1999 kur ne kaluam nëpër Bllacë dhe me vështirësi arritëm në kampin e Stankovecit.
Stankoveci ishte i stërmbushur me qytetarë të dëbuar me dhunë nga Kosova. Aty qëndruam afër 5-6 orë dhe nga aty na dërguan për në Çegran. Aty ishte një vend kodrinoromalor, vend i cili ishte stërmbushur me qytetarë të dëbuar kosovar...