ANA TISI
Ana Tisi ka lindur në qytetin e Beratit, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Studimet e larta i kreu në Universitetin "Eqerem Çabej" në Gjirokaster. Që në fëmijëri ka spikatur në artin e të shkruarit dhe me interpretime në konkurse artistike të cilat zhvilloheshin nëpër shkolla e aktivitete të ndryshme. Ana Tisi është një shkrimtare e re e cila lëvron në gjininë e poezisë, prozës, e së fundmi edhe të përrallës.
Është autore e këtyre librave të botuar:
- Të gjitha dashuritë (Poezi - vëllimi I dhe II botuar në Tiranë, Klubi i poezisë, 2021)
- Përrallat e Ana Tisit (botuar në Tiranë nga Shtëpia Botuese Dituria, 2022)
- Fyelli magjik (Fast Print, 2024)
- Ema e vogël mbi pulëbardhë (Shtëpia Botuese Dituria, 2024)
Libri " Përrallat e Ana Tisit" është vlerësuar si libri më i mirë për fëmijë gjatë dy viteve të fundit.
Tisi është nderuar në Gjermani nga juria ndërkombëtare e ndërdisiplinare me çmimin “Martin Camaj”
Në Llapushnik (Kosovë), është nderuar me çmimin e trete në konkursin poetik 2022, për nder të Gjon Nikoll Kazazit.
Ka marrë pjesë dhe është vlerësuar me Certifikatë Mirënjohjeje. Poezitë e saj janë botuar në disa Antologji dhe janë prezantuar në takime poetike si në: Shkodër, Prizren, Lezhë, Tetovë, Francë, Itali etj.
Ndërkohë autorja ka në dorë përgatitjen për botim të një libri në prozë, i cili shumë shpejt do të vijë në duar e lexuesit, duke shpresuar se do të mirëpritet e të lexohet si librat e tjerë nga fëmijë e të rritur.
ZJARRI I DASHURISË
Për buzët e tua kam shumë mall,
shumë mall, po përvëloj
se ty të dua, të dashuroj.
Ndaj dua ta mbaj në gji
gonxhen e bukur, me aromën dashuri.
Se për mua je veç ti, si ty nuk ka njeri,
je bekim për mua, jam bekim për ty.
Do dehemi në dashuri romantike,
plot aroma, pa nota melankolike.
Nuk e di... por sonte me ty dua ta gdhij
derisa t'më mbyllen sytë,
si ty nuk ka të dytë,
bën xheloz dhe perënditë...
Dashuria për ty s'ka të shuar,
kemi hyrë në kazan të dy përvëluar.
Zjarri i shpirtit rri në gji dhe po na djeg të dy
zjarri me emrin më të bukur.. dashuri...
S' KUJTOHESH PËR MUA?
E beftë kjo natë, i beftë ky largim
i ftohte, i acartë, endet në shpirtin tim.
Ikën lule shegët që më çelnin sytë
me largimin tënd trishtimi po më mbyt!
Ti ike pa zhurmë, heshtja zuri vend
Pëshpëris me vete shpesh emrin tënd.
Në çdo fletë të librit që po e shfletoj
Lexoj emrin tënd... "iku"... them ... "iku më harroi"
E tek flas me vete e vijnë këto mendime
Lot pikojnë nga sytë, dridhet buza ime
Në një tjetër vend jetën ke ndërtuar
Vallë s'më kujton fare, thua t'më kesh harruar?
Nën rrezet e hënës ta shkrova një letër
Atij çoja hënëz, çoja ti, patjetër
Trokiti në dritare me rrezet e tua
Tregoji per mua... thuaji se... e dua!
Thuaji se më qan shpirti, syri po loton
Me ty t'më nisi fjalë që zemrën ma shëron.
TEK TY GJEJ PAQEN
Dielli im, pushimi i shpirtit tim
tek ty gjej, paqe e shërim.
M'i sheh lotët? Pranë teje janë në shterim.
Ma ndien zemrën si më regëtin?
Ti je ndjenja e kahershme, paqja gjer në amshim
gjer në ag të kam pritur pranë shtratit tim.
Unë lumnesha e pafat zjarr, prush e drithërim
unë me ty jam për çdo natë.
Ti me mua je deri në agim
bashkë na mban dashuri e zjarrtë
mbret në shpirtin tënd dhe shpirtin tim!
SI VERË E NXEHTË
Unë nuk di nga ç'botë ti erdhe,
a të dërguan ty perënditë?
Me fustan mëndafshi vetëtije,
si verë e nxehtë që të vesh sytë.
Vallë kush të solli ty tek unë?
Më prishe mendjen, sytë m'i verbove.
Të desha shumë, më deshe shumë
për ku e dashur u largove?
Më le netë të tëra pa gjumë
me ikjen tënde më shkatërrove.
Sa shumë për ty vuajta unë
ti me një tjetër më ndërrove...
Redaktoi: Angela Kosta