ODHISSEAS ELITIS (shqipëroi Lefter Shomo)

ODHISSEAS ELITIS (shqipëroi Lefter Shomo)
ODHISSEAS ELITIS
Nga "Monograma" (Μονόγραμμα)
 
Kështu flas unë për ty e ti për mua..
Përherë ti je yllthi dhe unë gjithnjë mjet i errët lundrues,
Përherë ti limani kurse unë feneri në të djathtë..
Moli i lagur dhe shkëlqimi përsipër remave.
Përherë ti statuja e gurtë dhe unë gjithnjë hija që zmadhohet..
 
Lart në shtëpinë me kulpra, trëndafilat e lidhur, uji që ftohet..
Ti je grila e palosur , ndërsa unë era që e tund atë..
Ti gjithjë monedha dhe unë adhurimi që e këmben atë..
 
Tashmë nuk kam asgjë tjetër .
Brenda katër mureve, tavanit dyshemesë..
Flas drejt teje dhe më godet zëri yt.
Të mërisë dhe njerëzit egërsohen..
Sepse të pashijuarën dhe të gjetkësjellurën
nuk e durojnë njerëzit dhe është e parakohshme, më dëgjon..
Është e hershme kjo mes njerëzish, e dashura ime.
Jam duke folur për mua e për ty..
Asgjëkundi nuk shkoj, më dëgjon..
O asnjë o bashkë të dy.
 
Shqipëroi: Lefter Shomo K / 516 o.e.α.