Myslim Xhaferaj - poezi

Myslim Xhaferaj - poezi
Myslim Xhaferaj
 
GJUMI MBI LIBRA MË GJENTE
 
Shokët  ecën si  mbi  kalë...
Për  tek dritë'  e  diturisë ,
Mua më shkonin  lotët valë,
Siç  qan  fëmija  për  sisë....
 
Kushtet,hallet më pengonin,
Më kishte zënë ferr e shkretë,
Ëndrrat si shigjet më shponin,
S'mund  të flija dot i qetë.
 
Sedra më  printe  përpara ,
Të dremisja  më rrëmbente,
Djersa  si  breshër  në  ara ,
Gjumi  mbi  libra  më gjente...
 
Qindra libra lash pa gjumë,
Në  bibliotekën  kombëtare,
Mblodha ajkë  e  mblodha shkumë...
Mblodha nektar në livadhe...
 
Tharmin  ma jepte orgjina ,
Nëna që më tundi  djepin ,
Ç'më  dhanë  librat në vitrina, 
A's  katedrat s'mund t'më jepnin.......
 
Tjranë
Tetor, 2021