Miftar Tërshnjaku - poezi

Miftar Tërshnjaku - poezi
PËR TY MË RRAH ZEMRA
 
Shqipëri thërras me zemër
Siç thërret fëmija nënën me emër
Ti më je diell që ngroh njerëzinë
Ti më je si hëna që ndrit gjithësinë.
 
Mallin me shekuj, ku do që jemi
N’zemër e n’shpirt për ty e kemi
Me ty krenohet një komb i mbarë
Se ti i dhe emrin shqiptar.
 
Me flamur t’kuq bashkë me shqiponjë
Gjithmonë qëndrove bash si një zonjë
Mallin për ty dhe bukurinë e rrallë
Kudo që të jemi veten ndjejmë shqiptar.
 
Male, fusha e përroje, n’kurorë t’praruar
Mbushur me ujë bilur të gurgulluar
Derisa t’jetë jeta e t’rrojë kjo botë
Për ty më rrah zemra e përzier me lot.
 
Miftar Tërshnjaku