SETKI IBRAIMI
DHE PUNA E TI KOLOSALE PËR QESHTJËN KOMBTARE NË DIASPORË
Çdo ditë është dita e duhur për vlerësim, por edhe sot nuk është vonë për t’ia shprehur Setki Ibraimit-Ambasador për Integrime në Austri dhe Asamblist në Stockerau, me prejardhje nga Tetova e Ilirides mirënjohjen për punën e mundimshme por shumë të suksesshme që ai ka bërë dhe po vazhdon ta bën në Stockerau të Austrisë, duke ndjekur rrugën e traditave Kombëtare Shqiptare.
Edhe Setki Ibraimi ka nevojë si çdo mërgimtar tjetër, të vlerësohet, të respektohet, të përkrahet e të shkruhet për punën e tij kolosale.
Do doja t'iu tregoja se sa i vlerësojë të gjitha përpjekjet e këtij kolosi që me gatishmërinë e tij çdo premtim e bëri vepër në realizim. Ky ka bërë një ndryshim të madh në jetën e çdo mërgimtari përgjatë dekadës së fundit, duke mos kursyer kohën as mundin që premtimet t’i bëj realitet.
Gjithmonë e në çdo moment e kohë, modestia e Setki Ibraimit, Asambleistit të diasporës në Stockerei ka bërë të ndihet çdo mërgimtar i privilegjuar, në afërsi vëllazërorë-si në shtëpi të vetë.
Setki Ibraimi jo vetëm për diasporën ishte mbështetës, ai ishte me iniciativën e vetë organizator dhe promotor i bashkëpunimit bilateral, ishte promotor apo urë lidhëse mes Universitetit të Stockeraut dhe Universitetit të Tetovës.
Ky hapë i këtij kolosi kishte për qëllim që në të ardhmen t’ua mundësoje brezave e të rinj ta gjenin veten në mesin e studentëve evropian gjatë studimeve Universitare e post Universitare.
Lëvdatat dhe uratat nga shoqëria e gjerë ishin të kahershme. Ai jo vetëm për vete që bëri, por bëri edhe për shoqërinë që të tregojnë imazhin dhe veprimtarinë e tyre në diasporë. U mundësoi shumë shokëve shqiptar që të ngritën në integrime Evropiane. Punë që ishte dhe është për lëvdata nga shoqëria e këtushme dhe kudo në Evropë.
Ai duke parë e njohur brengat e çështjes kombëtare, dhe ngritjen e nivelit intelektual të të rinjve, Setki Ibraimi si lider i pa shoq me vendosmëri të plot bashkë me z. Miftar Tërshnjakun e prof. Gjergj Rrustaj, dhe me një grup artdashës, bëri hapin e parë për themelimin e Shoqatës së parë Shqiptare të Shkrimtarëve këtu në Austri. Ky vullnet buroi nga zemra e tij si llava nga nëntoka që t‘i ngroh shumë zemra shqiptare këtu në mërgim.
Qëllimi i tij ishte dhe është që kjo Shoqatë e Shkrimtarëve të jetë pik takim i shkëndijave të para në mërgim të të rinjve shqiptar. Shoqatë ku të rinjtë letrar, poet, shkrimtarë e artist nga e gjithë diaspora do shkëmbejnë mendimet e ndryshme në fushën e letërsisë, kulturës dhe artit. Dhe, ky hap është një arritje e madhe për mërgatën shqiptare.
Me respektin më të thellë kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve në shenjë mirënjohje falënderojnë nga zemra pishtarin e mërgatës sonë z. Setki Ibraimin, duke i dëshiruar çdo të mirë, shëndet, dhe suksese në veprimtarit e punën e tij të palodhshme.
Miftar Tërshnjaku-M.Sc, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fan S. Noli” Austri