FAQET E BARDHA!
Ka disa faqe bosh në librin e jetës
që nuk shkruhen kurrë,
sepse ti s'guxon të kundërshtosh
asnjëherë.
Unë, e kam pyetur shpesh veten për këtë
por kam mbetur pa përgjigje.
Faqet bosh janë përherë
realitete të mohuara, stilolapsa të thyer
të hedhur ne dysheme dhe lojëra pa maska.
Në faqet bosh
ditët rrjedhin pa maska
dhe kanë një ngjyrë të ylbertë
Sfondi rreth tyre, ndryshon nga çasti në çast.
Në faqet bosh
s'ka shkrime te gënjeshtërt
dhe gjuhë hipokritësh.
Personazhet, nuk fshihen pas fytyrave qesharake.
Nuk të trembin më
sepse janë ata që tërhiqen në hije.
Sa herë të shkruash faqen e fundit
bota jote do të shpërbëhet dhe diejt
do te zbresin nga qielli
për të ndriçuar zemrat.
Buzëqeshjet do të jenë më të çiltra
dhe trupat
do ti dredhë një gëzim i papritur universal.
Ndaj mos prit
shkruaj thirrjet e tua në hapësirën e bardhë.!