Cikël poetik
LIDHJA E PRIZRENIT
Themelet që u vunë
100 vite më parë
Tash po hedhin shtat
Në shtetin e ri shqiptar
Kosovën Dardane
Bijën e lirisë
Tash po e ngrohë dielli
Me rrezet e pavarësisë
Ku i thonë bukës bukë
I thonë ujit ujë
Është toka e të parëve
Nuk ia lëshojmë askujt
Që nga Konispoli
Deri të Molla e Kuqe
Shqipëri e Kosovë
Do të shkëlqejnë si nuse
NËNË TEREZA
Nënë Tereza
Nënë e Universit
Prehet lartë në qiell
Prehet afër diellit
Shpirti saj i ndritur
E ndriçon atdheun
Bashkë me Ibrahimin
Bashkë me Skënderbeun
Nënë Tereza
Kjo nënë e uruar
Kujdeset për të gjithë
Edhe në botën e amshuar
Pusho nënë e dashur
Në kopshtin e Perëndisë
Fanar i pashuar
Në tokën e Ilirisë
SALIH SHABANI
Ti Kabash Fortesë dardane
Nëpër shekuj me stuhi
Gjithmonë n’ballë krenar qëndrove
Për ta mbrojtur Nënën Shqipëri
Çifteli je dru prej mali
Dridhi telat si kurrë më parë
Ti këndojmë Salih Shabanit
Trim i madh e atdhetar
Thonë me këmishë e lindi nana
Ketë vigan të Dardanisë
Në Baqevc rrëzë maleve t’Sharrit
Dridhi carët e Rusisë
Në fushë t’thatë afër një shkëmbi
Shkrepi armën e trimërisë
E qëlloi në lule t’ballit
Spirë çetnikun e Serbisë
Mori hakun e vendasve
Që u vranë nga një barbarë
Busti i tij me shtat kolosi
Përshëndet çdo kalimtarë