MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
“Bllaca ‘99”
-24 çmime, 24 komunave e lokaliteteve për 24-vjetorin
-24 poet, 24 poezi për 24-vjetorin
Më 10 prill 2023, bëhen 24 vite kur forcat serbe i dëbuan me dhunë popullatën civile shqiptare nga trojet e veta, kryesisht gra, fëmijë e pleq, të cilët i grumbulluan në Bllacë, vend ky që mbeti në kujtesën e çdo shqiptari, si vend dhimbje, vështirësie, tmerri, e sakrifice.
Por, me angazhimin tonë, "Bllaca 99" do të jetë përherë pjesë e historisë tonë, duke e përkujtuar e përcjellur porosi tek brezat e rinj.
Kryetari i Komunës Mehmet Ballazhi me figura të veçanta, të katër Shoqatave nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Hanit të Elezit dhe Jahja Lluka-Kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, Dibran Fylli-regjisor i UAC, Asllan Qyqalla-Kryetar i SHKAL "Naim Frashëri, si dhe Vullnet Sadiku-Kryetar i SHSH "ABC", marrëveshje kjo e cila bëhet me qëllim të realizimit sa më të mirë të manifestimit tradicional Eksodi "Bllaca 99", i cili realizohet çdo vit me 10 Prill, në Han të Elezit, për t'i përkujtuar ditët e vështira të dëbimit me dhunë të popullatës civile nga trojet e veta.
Orfeu (df)