Besjana Sallahu - Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”

Besjana Sallahu - Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99”
Fragmente të shkëputura nga libri “Bllaca ‘99” - Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga forcat serbe
 
FËMIJËT QANIN PANDËRPRERË!
 
Besjana Sallahu,
nxënëse e klasës VI, Shkolla "Dituria", Zllatar, Ferizaj
 
... Nga Tonkosiqi u nisëm në drejtim të Sllatinës së Epërme, ku qëndruam pesë ditë dhe përsëri u kthyem në shtëpitë tona, të cilat ishin shumë të dëmtuara. Aty dhe ashtu qëndruam tri ditë.
Pas ditës së tretë erdhi prapë ushtria serbe të na largojë. Ne u nisëm në drejtim të Sllatinës së Epërme. Aty qëndruam mbi dyzet ditë. një herë erdhën plot ushtarë serbë dhe na dëbuan. U radhitëm në kolonë 150 traktorë dhe automjete të tjera, shkuam në drejtim të Sadovinës. Atje nuk na lanë përsëri ushtarët serbë dhe na urdhëruan që të nisemi në drejtim të Maqedonisë.
Ne u nisëm dhe pas shtatë orëve arritëm në kufi për të kaluar në Maqedoni, ku ushtarët serbë na urdhëruan që t'i lëmë traktorët dhe automjetet tjera. Kufirin duhej ta kalonim më këmbë. Pasi kaluam kufirin, hymë në Maqedoni. Pas katër orësh erdhën autobusët dhe na dërguan në kampin e Stenkovecit, ku qëndruam një javë. Pastaj erdhi daja im që të na dërgonte në një banesë private, por ne vendosëm qe te vijmë në Haraçinë, ku jemi edhe tani.