Vjollca Aliu, poezi

Vjollca Aliu, poezi
HOV

Kur zemra bie në kthetrat e dashurisë
dalin tingujt më të ëmbël të melodisë
dehet mendja e shpërthejnë ndjenjat
në vargjet e zjarrta të poezisë. 

ZENIT

I vë zemrës krahë
të të mbërthej në përqafim
si hajdute e pangopur
ta marr zemrën në rrëmbim.

AROMË

Dehem me aromën tënde,
dhe pa pikë pendese
ta vjedh atë ëmbëlsi
që ta ruaj me xhelozi
në arkivin e shpirtit tim,
edhe kur hije t'bëhesh,
a shtegton udhëve pa mbarim.