Meri Bo - PO TË PRES

Meri Bo - PO TË PRES
PO TË PRES
 
Po të pres, përtej çdo pritje
Si vala në bregun e heshtur
Si gjethja e tharë, pikat e shiut të parë.
 
Po të pres, përtej çdo pritje
si rrezja e diellit, nëpër kubet e natës
Si parfumi yt në ishullin e përqafimit.
 
Llava e puthjeve tona
është gati të shpërthejë
edhe përroi i mallit tashmë
ka nisur të gurgullojë jashtë nesh.
 
Po të pres, përtej çdo pritje
Epshi mbi buzë
ka nisur ti djegë që tani, buzët e mia.
 
Po të pres
hapat e minutave
janë bërë më kumbues.!