Prend Buzhala - JUNIKU E KOSHARJA NË SHOQËRI TË KRIJUESVE LETRARË, ARTISTËVE,...

Prend Buzhala - JUNIKU E KOSHARJA NË SHOQËRI TË KRIJUESVE LETRARË, ARTISTËVE,...
JUNIKU E KOSHARJA NË SHOQËRI TË KRIJUESVE LETRARË, ARTISTËVE,...
 
Në Junik e në Koshare, kësaj radhe, na priu në organizimet e saj LKSHM (Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë): Musa Jupolli, Mentor Thaqi, Sylë Bajrami, Ramiz Tafilaj (SHBA) Bajrush Zeka, Gani Bytyqi, Hysen Berisha, Muharrem Blakaj e shumë krijues të tjerë nga mërgata jonë. Në mesin e krijuesve të nderuar, edhe: Nazmi Rrahmani, Ibrahim Kadriu, Flora Brovina, Ramadan Mehmeti... krijues nga shumë vise të Kosovës e nga Tirana e Tropoja. Një orë e vlerave letrare në nderim të Kuvendit të Junikut.
Nga Klina: Ismet Krasniqi Lala e Prend Buzhala.
Aktorë deçanas të njohur, që dhuruan përjetime, solistë nga Vushtrria, ndarje çmimesh nën emrin e Plisit e të Kuvendit të Junikut, në 110-vjetorin e mbajtjes së tij, prezantime botimesh të reja nga diaspora, inserte në Odën Pleqnare të Junikut, dreka e përbashkët, homazhe në Koshare...