Gjelina Maçi Keçi - LEGJENDA E KALASË SË ROZAFËS

Gjelina Maçi Keçi - LEGJENDA E KALASË SË ROZAFËS
LEGJENDA E KALASË SË ROZAFËS

Nga kohët e vjetra na vjen një rrëfim
Është legjenda e kalasë pranë Bunës,
Kur muret ngritur ditën binin në agim
Ngrihej kalaja e Rozafës, aty ndanë udhës.

Tre vëllezër muret me mund po i ngrinin
Mërzitur nga kjo çudi që muri rrënohej,
Një plaku të urtë i kërkuan mendimin
Kjo punë e mbrapshtë më tej të mos vazhdohej.

Porosia që morën ishte vërtet e rëndë
Në themelet e kalasë dikush duhet të flijohet,
E gjallë të muroset një nga nuset nënë
Po deshët më tej që kalaja të mos rrënohet.

U menduan vëllezërit, u vunë në siklet
E lanë të flijohet kush bukën do t’ua çojë,
Dhanë besën mes tyre të mbetej sekret
Asnjë nga nuset të vërtetën mos e kuptojë.

Dinakëria e njerëzve nuk kishte kufi
I theu dy nga vëllezërit, nuseve u treguan,
Vëllai më i vogël porosinë e ruajti në gji
E kështu Rozafën në themel e ngujuan.

Dhe Rozafa u nis në mëngjes pa radhë
Bukën e përditshme vëllezërve t’ua çojë,
Pa u penduar fare e murosën të gjallë
Kalaja me emrin e saj për jetë do të rrojë!

 Rozafa e murosur amanet la një fjalë:
Përjashta të më lini zbuluar njërin gji,
Çdo ditë kur tim bir uria ta marr,
Ma sillni mua qumësht tek unë të pijë!

Gjiri i Rozafës qumësht ende pikon
Malli për fëmijën është simbol përkëdhelie,
Syri i saj nga zemra ende loton
Rozafa mbeti si legjendë dhembshurie.