Gjelina Maçi Keçi - SIKUR BOTA NËNË TE ISHTE

Gjelina Maçi Keçi - SIKUR BOTA NËNË TE ISHTE
SIKUR BOTA NËNË TE ISHTE
 
Që në kohërat e lashta
Interesi jetoi gjithkund
Ngado të shkosh, e të vesh
Veç te nëna ai humb.
 
Ah moj Nënë, zemërmadhe
Ti bekon gjithçka që prek
Si perëndi ti paske qenë
Jetë nga jeta jote jep.
 
Botën ti në duar mban
Me dashuri të përkushtuar
Shpirtin jep sa je gjallë
Qesh edhe kur zemra vuan.
 
Ndodh shpesh që vonë kuptohet
Atëherë kur syri më s'të sheh
Festave malli më shumë shtohet
Bosh ngel vendi që ti e le.
 
Sikur bota Nënë të ishte
Vuajtja Migjenin s-do rrëmbente
Skenderbeu ndryshe do vinte
As Nënë Tereza dhimbje s'ndjente
Parajsa ferrit vend s'do i linte
Të keqen në mirësi do e kthente... –
 
Gjelina Maçi Keçi- Marrë nga libri-“Jam Grua “!