Brixhilda Dede – ATDHEUT

Brixhilda Dede – ATDHEUT
ATDHEUT
 
Arvanitas të persekutuar, eshtra në kurbet.
Lënë me fjalë, të vetmin amanet,
Flisni shqip, thjesht,..
Ilirjadë antike, Arbëri, Pellazgi, histori nëntokësore,..
"Të vdekur në ringjallje."
 
Bukë, kripë, zemër n'çanak,
për popull bujar, human e plak.
Për flamur, përlyer në gjak.
Për zhgabonjën, mbetur kokëndarë.
 
Atdheu im!
Vizioni më i bukur i një këndvështrimi të lartë.
 
Heshtja e trupit të masakruar.
 
Atdheu im rebel!
Kryqi që vitet heqin shpatullash zvarrë.
 
Lot i ngrohtë mërgimtar.
Pashaportë e humbur e fëmijës tanë.
Atdheu ynë!
Dhimbja e paanë!