ËSHTË KOHA...
Për nxënësit e shkollave shqipe në botë
Është koha të ndërroni, dhe le të ikë e shkuar
Është kohë të fluturoni, është kohë për t'ëndërruar
Ja vijnë ditët e reja dhe... Zot, po vijnë plotë dritë
Ndaj hapni krahë të njomë, mos prisni dhe një vit.
Është koha që dhe fatin, t'a merrni në shpinë vetë
Të shkoni sa më lartë, të ngjiteni tek retë
Të vizatoni qiejt, me gisht edhe me duar
Të qeshni me të vjetër, edhe me kohë të shkuar.
Është kohë për mençurinë, për trimat s'ka më vlerë
Kërkoni paqe me veten pastaj me gjithë të tjerë
Dhe mbyllni sytë e shihni me sy të mendjes suaj
Gjithë botën do t'a merrni se bota është e juaj.
Është koha për të qenë, së bashku nën flamur
Që vajzë të bëhet grua, që djalë të bëhet burrë
Na lini t’iu shikojmë, të ndihemi krenar
Se mbollëm shpirtin tonë, ju lamë emrin shqiptar.
Fatmir R Gjata