Dhimitër Nica - TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND (poezi)

Dhimitër Nica - TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND (poezi)
TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND 
 
Sonte edhe hëna ndriçon kuturu 
e lulet hedhin valle nga magjia bionde, 
deti paska vjedhur sytë e tu blu 
e dielli flokët e artë me onde. 
 
Sonte çdo gjë e bukur të ngjan veç ty 
dhe unë çdo lule thërras me emrin tënd, 
i përkëdhel dhe i puth në buzë e në sy 
e morni-kokrrizohem vend e pa vend... 
 
Nuk kisha më parë këto ndjesi, 
më parë s'kuptoja çdo të thoshte poet, 
që kur hyre në botën time ti, 
unë puth vetëm lule e ngopem në jetë!