Christine Cézanne -Thauss (Përgatiti Angela Kosta)

Christine Cézanne -Thauss (Përgatiti Angela Kosta)
ARTISTJA E NJOHUR AUSTRIAKE CHRISTINE CÉZANNE - THAUSS 
 
Christine Cézanne -Thauss ka lindur në Vjenë, Austri, ku jeton ende. Ajo ka punuar si artiste, mësuese dhe historiane.
Ekspozita vetjake e parë e saj, u mbajt në hollin e teatrit "Akzent" në Vjenë, Austri.

 Christine Cézanne-Thauss ka marrë pjesë në mbi 100 ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare në Austri si dhe në shumë vende të tjera të botës si në: Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe, Greqi, Hungari, Indi, Itali, Rusi, Korenë e Jugut, Uruguai, Panama, Kolumbi, Peru, Turqi, Portugali, Vietnam, Filipine, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera.

Nga viti 2010 deri në vitin 2013, Christine ka qenë anëtare themeluese dhe Presidente e "Vienna Travelgallery", një galeri arti me seli në Vjenë.
Së bashku me një partnere artiste, ajo themeloi "Erste wiener frauenwunder", një ndërlidhje femërore e cila merret me biznesin e artit.
Për vitin shkollor 2016 - 2017, Christine krijoi kopertinën e kalendarit të mësuesve vjenezë si dhe kalendarin e statusit për klasat përkatëse dhe mësuesit e shkollave me arsim të detyrueshëm në FSG.
Në vitin 2022, Christie Cézanne-Thauss projektoi etiketën "heartproject 03" për kantinat e verës Grosz: një pjesë e përfitimit të shisheve të shitura, u dhurua për të ndihmuar macet endacake.
Në vitet 2022 - 2023, Christine ilustroi çdo histori kriminale në libër: "32 Wien Krimis. Im Kaffeehaus" të autorit Andrea Pierus.
Artistja Christine është:
Anëtare e IG-Bildende Kunst, Shoqata Ndërkombëtare e Artit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO; Ambasadore e Artit si përfaqësuese e Austrisë, i "The Art Pivot", një qendër e artit dhe ideve bashkëkohore, e vendosur në Indi. Shumë nga veprat e saj i përkasin galerive dhe muzeve publike ashtu sikurse dhe atyre private. Artistja e sipërmendur, është gjithashtu e angazhuar në projektet sociale të kombinuara me artin dhe veprat në hapësirën publike. 

Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, Drejtore e revistës fizike MIRIADE, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese