Belinda Subraman (Përktheu Irma Kurti)

Belinda Subraman (Përktheu Irma Kurti)
BELINDA SUBRAMAN
 
Belinda Subraman është nominuar Beat Poetry Laureate në shtetin e Teksasit (2023-2025) nga Fondacioni Kombëtar i Poetëve Beat. Krijimtaria e saj është botuar në qindra revista, të shtypura dhe online, botime akademike apo shtëpi të vogla botuese. Ajo ka një karrierë dhjetëvjeçare si redaktore dhe botuese e revistës Gypsy Literary Magazine. Gjashtë nga këto dhjetë vite, ajo i kaloi në Gjermani. Belinda ka redaktuar disa libra të botuara nga Vergin' Press, ndër të cilët: Henry Miller si dhe Ditët e mia në Big Sur nga Judson Crews. Kur ishte në Gjermani, ajo botoi gjithashtu Një Seri Regjistrimesh të Shenjta, një përmbledhje e masterizuar e poezive audio si dhe muzikës origjinale nga e gjithë bota. Belinda Subraman ka marrë masterin në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë. Veprat e saj ndodhen në Universitetin e New Mexico-s, Albuquerque. Libri i saj i fundit titullohet: Ligjësia e Dorës së Majtë dhe është botuar nga Unlikely Books. Belinda është gjithashtu një artiste multimediale. Arti i saj është prezantuar në Unknown Stories, Eclectica, North of Oxford, El Paso News, Raw Art Review, Red Fez, Epoch dhe shumë të tjera. Ajo shet printime të punimeve të saj në dyqanin e saj Mystical House Etsy. Në vitin 2020, Belinda filloi të realizojë programin online GAS: Poezi, Art dhe Muzikë, që përmban intervista, lexime, performanca dhe shfaqje arti në format video, një gazetë online dhe një grup me të njëjtin emër.
https://www.youtube.com/BelindaSubraman, https://gaspoertyartandmusic.blogspot.com
 
SHIU
 
Retë vallëzojnë në mënyrë ritmike
duke freskuar çatinë.
Ajri i lagësht qetëson tokën që digjet.
Dritat e tokës fiken në shenjë nderimi.
Natyra shndërrohet në fe mes duartrokitjesh.
 
JEMI SI FLLADI NË NJË NATË VERE
 
Ekziston një vijë e hollë midis harresës dhe gjumit.
Në gjumin e muzgut zanat kërcejnë
 
të bekuara nga një oqean ajri
dhe gishtat që luajnë në mënyrë melodioze me erën.
 
Dua të shtrihem, por kacavirrem.
Harroj që e gjitha është një iluzion.
 
Çdo gjë zbehet.
Dielli këtë na mëson.
 
Ngjyrat zbardhen, objektet ndryshken dhe grisen.
Vdekja bën që të venitemi mes yjesh.
 
RAIN
 
Clouds tap dance
cooling the roof.
Wet air soothes the burning ground.
Ground lights switch off in reverence. 
Nature becomes religion with applause.
 
WE’RE LIKE A BREEZE ON A SUMMER’S NIGHT
 
There’s a fine line between oblivion and sleep.
In twilight sleep the fairies dance
 
blessed by an ocean of air 
and chime fingers playing the wind.
 
I want expansion but cling.
I forget it’s all an illusion.
 
Everything fades.
The sun teaches that.
 
Colors bleach, objects rust and tear.
Death fades us into the stars.
 
TRANSLATED INTO ALBANIAN BY IRMA KURTI