Bedri Halimi - QENTË E HIJEVE (poezi)

Bedri Halimi - QENTË E HIJEVE (poezi)
QENTË E HIJEVE
 
Mallkimin e gjakut
Në gropat e thella
Koha moti ua ka dashur
 
Jashtë vetes suaj
Kërkoni veten
Në ballin e thyer të përrallës
 
Lihni si qentë
Dhe ruani asgjënë
Duke folur shumëçka
Duke mos thënë asgjë
 
Me lojën e zezë
I humbni bukurinë edhe marrëzisë
Koha apo njeriu
Dënon mëkatet e qenve të hijeve
 
Me mburrje llafazane
Qeshin si pleqtë
 
Në prillin e zgjuar
Maskat e grisura
Para pasqyrës
Pësuan neurozë