NJË AKTIVITET DOMETHËNËS
Qarku i Kukësit ishte adresa e parë e popullit tonë gjatë shpërnguljes me dhunë në kohën e Luftës Çlirimtare 1998-1999.
Edhe pse largimi nga trojet është fatkeqësi, populli i Kosovës ishte me fat që u prit nga populli vëlla e bujar i Qarkut të Kukësit.
Kisha nderin që sot në Kukës, mora pjesë në aktivitetin e organizuar nga "Shoqata për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta", me ç'rast Qarkut të Kukësit, iu nda çmimi "Hasan Prishtina" me motivacionin: “Për ndihmën dhe kontributin e dhënë në strehimin e popullatës shqiptare të dëbuar me dhunë, nga forcat ushtarake e policore serbe gjatë kohës 1998/99”.
Falënderoj Shoqatën për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta për këtë iniciativë, e gjithashtu gjithherë mirënjohës për kontributin e të gjithë bashkëkombësve tanë, veçanërisht të trevës së Kukësit.
Orfeu – nga profili i ish-Kryeministrit z. Ramush Haradinaj