Angela Kosta - Gjuha e re autentike moderne e artistit shqiptar Edmond Dhrami

Angela Kosta - Gjuha e re autentike moderne e artistit shqiptar Edmond Dhrami
GJUHA E RE AUTENTIKE MODERNE E ARTISTIT SHQIPTAR EDMOND DHRAMI

Piktori Edmond Dhrami studioi fillimisht në Shkollën e Artit në Tiranë, e më pas u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Edmond ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore dhe vetiake, dhe është vlerësuar disa herë për "gjuhën" e tij të re dhe autentike artistike. Kërkimet në pikturën e tij janë të lidhura me materien, midis formalizmit dhe konceptimit. Një nga historianet dhe kritiket më të rëndësishme të Italisë, Giovanna Dalla Chiesa, ka vlerësuar dhe shkruar për pikturën e tij.

Edmond Dhrami njihet jo vetëm në Itali por edhe jashtë kufijve të saj si piktor portretesh, ku ka një interes të madh për këtë zhanër nga individë privatë dhe koleksionistë në Evropë, për të cilët punon shumë edhe me porosi.
Në gusht të vitit 2022, artisti Edmond Dhrami u takua me Papën ku i dhuroi një pikturë me imazhin e Françeskut.

Dhrami, artist i njohur me famë ndërkombëtare, ka ekspozuar veprat e tij në disa shtete të botës.
Vitet e fundit Edmond ka jetuar midis Romës, Frosinones dhe Verolit dhe më pas është transferuar në Liguria. Dhrami e ka kapërcyer historinë e artit modern nëpërmjet fazave të ndryshme të tij. Për të, impresionizmi dhe fauvizmi janë mjete për një rilexim të energjisë së ndjenjës shpirtërore që përshkon temën, qoftë ajo figurë, peizazh apo një mjedis i brendshëm, i cili kufizohet me një dimension simbolik që limitohet me atë onirik.

Nga strukturat gjeometrike ose retikulare, nga gërshetimi i planeve retilineare ose gjysmëhëne, të cilat theksojnë tendencën për t'u riorganizuar, duke braktisur ngadalë njohjen e formave dhe figurave, artisti pluhuros progresivisht sipërfaqen, ku kokrrizat e ngjyrës si gramë, apo atome të dritës, depozitohen dhe rrëshqasin derisa të dematerializohen në re, avuj e shkrirje atmosferike.

Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, promovuese.
.....................................................................

IL NUOVO AUTENTICO LINGUAGGIO MODERNO DELL'ARTISTA ALBANESE EDMOND DHRAMI

Il pittore (artista) Edmond Dhrami, di nazionalità Albanese, residente in Italia. Edmond ha studiato prima al Liceo Artistico di Tirana, e poi diplomato all'Accademia di Belle Arti di Roma. Egli ha partecipato in tante mostre collettive e personali, ed è premiato diverse volte per il suo nuovo e autentico linguaggio artistico. La ricerca nella sua pittura, è legata alla materia, tra il formalismo e il concettuale. Ha scritto per la sua pittura, uno dei storici e critici più importanti dell'Italia Giovanna Dalla Chiesa.
Edmond Dhrami è conosciuto in Italia e all'estero, anche come ritrattista, e dove su questo genere c'è un grande interesse dai privati e collezionisti in Europa, su i quali lavora molto anche su commissione.
Ad agosto 2022 l'artista Edmond Dhrami incontrò il Papa e gli dona un quadro raffigurante Francesco. Artista di fama internazionale Dhrami, ha esposto le sue opere in diverse città del mondo. Negli ultimi anni ha vissuto tra Roma, Frosinone e Veroli per poi trasferirsi in Liguria. Dhrami ha attraversato la storia dell’arte della modernità tramite le sue varie fasi. Impressionismo e fauvismo sono per lui strumenti per una rilettura dell’energia spirituale che pervade il soggetto, sia esso figura, paesaggio o ambiente interno, che confina con una dimensione simbolica ai limiti dell’onirico. Dalle strutture geometriche o reticolari, dall’intreccio di piani rettilinei, o a mezzaluna, che sottolineano la tendenza a riaggregarsi, lentamente abbandonando la riconoscibilità di forme e figure, l’artista polverizza progressivamente la superficie, dove granelli di colore come grammi, o atomi di luce, si depositano e scivolano sino a smaterializzarsi in nubi, vapori, dissolvenze atmosferiche.

A cura di Angela Kosta Accademica, giornalista, poetessa, saggista, critica letteraria, redattrice, traduttrice.