AZEM GASHI -PIKTOR I SENSIBILITETIT TË LARTË MODERN
Piktori Azem Gashi u lind 03.02.1945 në Çabiq, Komuna e Klinës në një familje tradicionale me përcaktime atdhetare e arsimdashëse e njohur në këto anë të Llapushës.
Kreu shkollën e lartë- drejtimi i pikturës të prof.Tahir Emra, Muslim Mulliqi dhe Gjelosh Gjokaj
Akademia e arteve në Beograd dhe Prishtinë e kreu ne vitin 1977.
Master i pikturës ne Fakultetin e Arteve Prishtinë, te prof.Tahir Emra.
Ishte anëtar ne Shoqatën e Artisteve Figurativ e Aplikativ të Kosovës SHAFAK qysh kur ishte student dhe ishte aktiv në zhvillimin dhe kultivimin e arteve figurative në vizatim, pikturë, skulpturë duke marrë pjesë në shumë. ekspozita kolektive e personale.
Ekspozita kolektive: Prishtinë, Pejë, Prizren, Klinë, Gjilan, Shkup, Beograd, Lezhë, Shkodër, Ulqin, Klinë etj.
Ekspozita personale: Ulqin, Prizren, Korçano dhe dy qytete tjera ne Itali.
Shpërblimet: Si student ne Shkollën e lartë ne Prishtinë dhe ne Akademinë e arteve figurative Prishtinë.
-Vendin e parë ne Bienale te Vizatimit – Prishtinë vitet 1990.
-Vendin e parë për pikturë ne Ekspozitën tradicionale ne Pejë 2009.
-Vendin e parë për pikturë ne Çmimin Art Klina ne Klinë 2017.
Këto janë vetëm disa nga rezultatet e arritura gjatë karrierës së piktor Gashit në fushën e arteve figurative.
Udhëtime studioze: Itali, Francë, Zagreb, Beograd, Hungari, Turqi, Çekosllovaki, Poloni, Slloveni, Austri etj, vizitoj qytete te kulturës si Paris, Venecia, Milano etj.
Punoj profesor i artit figurativ ne Shkollën e Mesme “Luigj Gurakuqi” Klinë mbi 35 vite duke nxjerr shumë talent për pikturë e zhanre tjera të arteve figurative.
Jeton dhe vepron ne Klinë si pensionist. por aktiv në krijimtari arti dhe në pjesëmarrje në shumë koloni artistësh , konkurse e ekspozita në Kosovë ,Shqipëri e jashtë vendi.
Prof.Azem Gashi është emër i nderuar i kulturës jo vetëm në Klinë por edhe me gjerë në hapësirat ku kultivohet arti e kultura.
Si edukator shumëvjeçar në gjimnazin, “Luigj Gurakuqi”, nxori disa kuadro arti si piktor si dhe nga familja e piktorit dolën Alban Gashi, regjisor me të shoqen Vlora dramaturge si dhe vajzën Rreze Gashi ,piktore ......e motra rapsode e këngëtare e mirënjohur Bege Gashi.
Thjesht familja e Prof.Azemit iu përkushtuar tërësisht artit e arteve .
Portrete, peizazhe qiellore, inspirim postmodern
Piktura e prof. Azem Gashi, rrjedhë e kulluar si ujvarë e si trokëllimë e moçme epike.
Duke qenë gjeneratë e pare e piktorëve dalur nga Akademia e Arteve Prishtinë, puna e tij
përshfaqë simbolikën në art modern, kreativ e krejt të çliruar nga dogmat dhe tepritë në art.
Cikli “Loja në hapsirë” shenon simblokën e forte kulmore në qëndresen tradicionale të popullit
tone të shumë vuajtur, bujarinë, etnografinë e monumentalitetin në art.
Figurat në pikturat e Azem Gashit na vijnë në lëvizje, në kërkim të së nesërmes, e realizimit të
modernes.
I edukuar dhe i shkolluar për art, pedagog shumëvjeçar dhe krijues serioz qendroj besnik artit
dhe konceptit të pastër figurative.
Spektri i ngjyrave qe artisti përdor më dekada është i pasur me kolorit të vendlindjës Çabiq nga
ku vjen artisti dhe nga mori si i ri inspirime.
Ngjyra blu e qiellit e përpunuar, gri e fushave të kulluara, të kullave te fshatit, e bardha e
kopeve te deleve etj.
Mbi 60- vjet Azem Gashi vazhdon të pikturoj me ngjyra vaj të Renesancës me aromë
Përgatiti për Orfeu-n Idriz Berisha - piktor