NJË I RI QË NDËRTON URA MES SHKENCËS, NATYRËS DHE KOMBIT.
Elvis Peshku ka lindur më 22 tetor 2004 në Librazhd, Shqipëri. I rritur në Elbasan, Elvisi ka treguar interes të madh në shumë fusha të ndryshme po më kryesorja janë në biologji dhe histori. Gjimnazin e kreu në shkollën profesionale të Elbasanit për IT. Gjatë kësaj periudhe ka shërbyer si zëvëndës president i shkollës ku u angazhua në shumë aktivitete shkollore duke dhënë një frymë të re.
Aktivitetin e tij serioz e nis në Universitet, ku vazhdon studimet në degën e Biologjisë. Që kur ishte i vogël, Elvisi e adhuronte natyrën duke e mbrojtur atë dhe duke e studiuar gjithashtu. Pasioni i tij u bë akoma edhe më i madh ku u zgjodh koordinator i degës së Biologjisë në FShN. Që nga ai moment ai ka qenë i angazhuar tej mase me Këshillin duke dhënë aty edhe një frymë të re. Aktivitetet e tij janë të shumtë, duke nisur që nga leksionet e hapura e deri tek udhëtimi që organizoj për studentët e Këshillit.
Genlife
Në janar të vitit 2026 Elvisi themeloj klubin e parë studentor për biologji i cili quhet Genlife. Klubi është ideuar si një klub të rinjsh të cilët janë të apasionar pas biologjisë, qoftë në pjesës mjedisore ashtu edhe asaj molekulare. Një aktivitet të rëndësishëm që klubi bëri ishte pritja e studentëve shqiptar nga Tetova të cilët vizituan FSHN. Elvisi duke qenë një patriot i vërtet, i priti student sikur të ishin në shtëpinë e tyre. Kjo gjë e ka bërë Elvisin që në të ardhmen ta zgjeroj rrjetin Genlife në Tetovë dhe Prishtinë duke rritur kështu bashkëpunimin e biologëve të rinjë shqiptar. Synimi i klubit është që të krijoj një rrjet të fuqishëm dhe të promovoj dhe zhvilloj biologjinë si shkencë në territoret shqiptare.
Aktiviteti patriotik
Aktiviteti më i madh që Elvisi ka zhvilluar në FShN ka qenë takimi me Marin Memën. Ky aktivitet e bëri atë krenar pasi Elvisi është aktiv në çështjen kombëtare shqiptare ku si ëndërr ka përveç se zhvillimit të biologjisë në Shqipëri, ka edhe bashkimin e trojeve shqiptare në një trung të vetëm. Për vlerësimin që i bëri në këtë takim, Marini e ftoj Elvisin që të ishte pjesë e grupit organizativ për protestën për studentët shqiptar në Maqedoninë e Veriut të cilëve po u mohohej e drejta e gjuhës. Kjo protestë i dha një zë të fortë që ne jemi bashkë. Gjithashtu Elvisi është një zë i fortë i çështjes çame ku merr pjesë në shumë takime për këtë çështje dhe e promovon atë. Ai promovon shumë vëllazërinë midis Kosovës dhe Shqipërisë duke hequr steriotipet që kanë për njëri tjetrin. Këtë gjë e bën edhe online me faqen e tij në Instagram dhe Tiktok e cila quhet Shqipëria Beteja e Fundit (Albania the last Battle në TikTok).
Veprimtaria artistike
Përveç pasioneve në histori dhe biologji, Elvisi ka një pasion dhe talent për vizatimin ku vizaton me pasion portrete dhe natyrën. Për këtë gjë është vlerësuar nga Shkolla e Mesme Profesionale e Elbasanit me certifikatë për vizatimet që ka kryer ndër vite. Në universitet ka qenë aktiv i mbrëmjeve poetike ku ka interpretuar poezi të ndryshme. Ai e shikon artin si diçka të çmuar dhe e vlerëson tej mase.
Përgatiti Adelina Pali