Orfeu - NJOFTIM

Orfeu - NJOFTIM
NJOFTIM
Filmi dokumentar “Hasan Prishtina-Ideolog i çështjes kombëtare” në Shkup dhe Ulqin
 
Me iniciativën dhe organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve “ABC Poetike” nga Shkupi, për nder të Festave të Nëntorit - Ditës së Flamurit, filmi dokumentar, për herë të parë do të shfaqet para nxënësve të Dervenit në Shkup, në lokalet e SHMSH “Saraj”, më datë 25 Nëntor 2022 nga ora 12:00. Ky organizim është bërë në koordinim të Kryetarit të Shoqatës për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta z. Jahja Lluka, Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve “ABC Poetike” z. Vullnet Sadiku dhe Drejtorit të Gjimnazit “Saraj” z. Bedri Gjyreci. Filmi dokumentar është i punuar nga Produksioni uniART Creative me Producent Mas. Jahja Lluka, skenari D. Fylli e Asllan Qyqalla, regjia Dibran Fylli dhe deri me tash është shfaqur: në Kino ABC në Prishtinë (premier), në Shtëpinë e kulturës “Koço Racin” në Shkup (premier), në Gjimnazin “Ismet Jashari” në Likovë, në Muzeun kombëtar, salla UNESCO në Tiranë (premier), si dhe tani, për nder të Festave të Nëntorit prapë në Shkup më 25 Nëntor 2022, në lokalet e SHMSH “Saraj” dhe në Ulqin, në Qendrën e kulturës, më 28 Nëntor 2022 nga ora 17:00.