GURI MIKU IM
Në perëndim të diellit
Kujt t'ia besoj
Portretin tim
Emrin tim
Ditëlindjen e parë
Dhe të fundit
Kujt t'ia besoj
Pos mikut tim kokëfortë
Që më njeh nga antika
S'bashku kemi ecur
Nëpër shekuj
Nëpër zjarr e acar
Sa her’ kemi gërmuar
Në rrashtën e tij
Kemi hasur në testamente
Të reja
Prap jemi ringjallur
Miku im i vjetër miku im i ri
Kur të bie në gjum
Pran kokës time gatitu qëndron
Homazh u bënë viteve
Të mia
Në heshtje thurë baladë shiu.
TI RRITESH
(Nipit tim Diamantit)
Mesazh dashurie
Shumë gjëra
Nuk përputhen
Mes nesh
Datat historitë
Të ndryshme i kemi
Ti rritesh e unë
Zvogëlohem
Ti mëson një alfabet
Tjetër
Në gjuhë të huaj
Flet
Vetëm dashuria
Nuk ndërron ngjyrë
Mbetet si ylber
Pas shiu
Në qiellin tim
Të çiltër
Kur ike atje
Ku dallëndyshet
Mërgojnë
Udhëkryqeve të panjohura
Në hapin tënd
Merrje në thua
Ruaje dashurinë
Se më verbëron
Malli
Gjyshi po të lë
Amanet
Kur të rritesh
Vidhe zanatin
E kthehu në
Shenjtërinë tënde
Që të mos zbehet
Dashuria.
DIKUR
Dikur kemi jetuar
Në shtëpitë tona
Me tavan të ulët
Me një direk në mes
Të krrusur kemi hy e dal
Mbi kashtë e bar
Gjumë kemi bërë
Dashuria dhe rrita
S'kanë munguar
Shtëpive tona
Me dritare të vogla
Me xhama të errët
Që nuk hapeshin dot
Edhe kur bënte vapë
Pos bukës që mungonte
Miqësi e dhembje
Kishte me bollak
Në jetën tonë dorëshkurtër
Shtëpive tona
Me tavan të ulët
Besa ishte e madhe
(Kaçanoll)